Berisha: Tuneli 180 mln € u bë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro

0
148

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te ndërtimi i tunelit të Llogarisë, duke akuzuar qeverinë si të çmendur nga vjedhjet dhe babëzia.

Berisha shprehet se sot qeveria Rama, pasi i vuri flakën pylli të pishave në Qafën e Llogarasë, inauguroi tunelin i cili po të marrësh banorët e Bregut, në maksimum 4 mijë frymë, shkon një investim prej 45 mijë euro për banor.

“Të dashur miq, çdo ditë që kalon del në pah me gjithë shëmtinë e tij ky regjim që po vjedh gjer në palcë shqiptarët.

Të dashur miq, çdo kilometër rrugë e ndërtuar është për t’u përshëndetur, por kurrë monumentet e krimit ekonomik dhe korrupsionit si këto që ndërton Edi Rama për klientelën e tij.

Sot, qeveria pasi i vuri flakën pylli të pishave në Qafën e Llogarasë, inauguroi tunelin, i cili po të marrësh banorët e Bregut, në maksimum 4 mijë frymë, shkon një investim prej 45 mijë euro për banorë.

Në qoftë se shton këtu 10-11 mijë turistë, përsëri investimi shkon 12 mijë euro për turist dhe banorë.

Nuk ka vjedhje më të madhe, nuk ka shpërdorim më të madh, nuk ka korrupsion të tillë në Europë dhe në botë.

Të ndërtosh një tunel ku investon 45 mijë euro për një banor, duhet të jesh i çmendur nga vjedhjet dhe babëzia.

Të ndërtosh një tunel ku i detyrohesh të investosh 12 mijë euro për turist dhe banor në kulmin e turizmit, do të thotë të jesh i çmendur pas vjedhjeve. Do të thotë të kenë blerë pronarët e hoteleve me miliona e miliona euro.

T’i vësh flakën pyllit të Llogarasë për të tymosur krimin e shëmtuar, je dy herë kriminelë.”- deklaron Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë se ndërtoi tunelin e Llogarasë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro.

Miqtë e mi, 180 milionë mund të rindërtoje të gjithë rrjetin ujor dhe furnizimin me ujor, të gjithë rrjetin e furnizimit me energji elektrike, të gjitha rrugët jo vetëm të hapësirës Palasë-Qeparo, por nga Semani në Konispol.

Propagandë e çmendur, media të blera, mashtronin gjithë ditën shqiptarët.

180 milionë deklaronte Ballukja.

140 milionë raportone Tele-Tuneli.

Nuk ndodh kund në botë si këtu.

Ja ku është tuneli i Elbasanit, i takon investimi 32 euro për banorë, po të kemi parasysh banorët e Shqipërisë së Mesme dhe Juglindore, banorët e Maqedonisë që mësyjnë Durrësin, Tiranën dhe plazhet e vendit.

Krahasoni pak 32 euro investim për qytetarët nga paratë tuaja me 12 mijë euro në kulmin e turizmit. 45 mijë euro në tetë muajt e vitit.

Të sillesh në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve do të thotë se nuk ke asnjë normë morale.

Ata, të cilët pretendojnë se u afrua jugu, u them se nuk keni nocionet elementare të gjeografisë së Shqipërisë.

Jugu i Shqipërisë është Saranda, Delvina, Gjirokastra.

Ato e kanë zgjidhur aksin.

Kanë bregun e Vjosës, Kardhiq-Delvinën.

Dhe kush do të ndihmojë më shumë, korridori i jugut, por jo tuneli i 180 milionë eurove për 10-15 hotele që ndodhen në breg.

Për 10-15 zengjinë që peshojnë Ramën me euro.

Ky është shteti pra.

A mbahet ky shtet?

Duhet të përmbyset një minutë e më parë.”– deklaron Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here