Gjykata e Tiranes shqyrton sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg
Kërkesa është depozituar me 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht ne polici pas vendimit të formës së prerë që e dënoi atë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “babale”.
Salianji i cili mbahet i izoluar në burgun e Fierit pritet të përfaqësohet nga avokatet dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë.Avokatet pritet të tërhiqen nga kjo kërkesë pasi nuk ka me objekt.Tashme mjeti ligjor i Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet Gjykata e Lartë e cila me datën 15 tetor do të shqyrtoje kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.