Berisha: Rama kur pa portretin e tij të zi të bëhej shkrumb, ju kujtua shtatorja e Enver Hoxhës tek zvarritej rrugëve të qytetit

0
31

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpra protestuesve është shprehur se Edi Rama kishte marrë në Surrel tri batalione, një të policisë, një të gardës dhe një të ushtrisë ditën e protestës.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionare dhe misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërtë oratorëve të fjalës së lirë, që përcjellin tek mbarë shqiptarët të vërtetat e këtij regjimi të bazuar në lidhjet e Edi Ramës me krimin, drogën dhe vjedhjen masive të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt, në emër tuajin zotit Emini, të cilin një patronazhist me uniformë, një narko ofier policie donte ta digjtë të gjallë, ti urojmë shërim të shpejtë.

Përshëndetjet e mia janë edhe ata demokrate dhe demokratë, të cilët pa kryer asnjë krim, përveç protestë për votën e lirë, thirren në narkokomisariate me urdhër të Edi Ramës, i cili kur pa portretin e tij të zi, të bëhej shkrumb e hi, ju kujtua shtatorja e Enver Hoxhës, tek zvarritej rrugëve të qytetit.

U tmerrua! Kishte marrë në Surrel tri batalione, një të policisë, një të gardës dhe një të ushtrisë.

Edi Rama të them këtu gjë në botë që të shpëton nga urrejtja, zemërimi i qytetarëve që i ke vjedhur, varfëruar, poshtëruar, i qytetarëve që i ke mashtruar, nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Edi Rama sjelljet tua ndaj shqiptarëve janë sjelljet e një armiku të betuar, të qenies së tyre”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here