Statistikat/ Gjysma e Universiteteve bosh!

0
82

Në universitete ka rreth 31 mijë karrige në auditore për studentët e vitit të parë, por me përfundimin e dy raundeve të regjistrimeve, gati gjysma kanë mbetur të paplotësuara; që tregon tkurrjen e vazhdueshme të numrit të studentëve

Teksa mjekësia dhe degët e teknologjisë e inxhinierive kryesojnë preferencat e të rinjve në arsimin e lartë, programet e shkencave të natyrës apo shkencave humane ka mes tyre që janë në rrezik mbyllje.Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime; pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë

Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në institucionet e arsimit të lartë krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion.

Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152. Edhe te gjuhë letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë.

Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja 0 regjistrime ka për greqishten, ndërsa të rinjtë priren të shkojnë te anglishtja me 215 regjistrime e më pas te gjermanishtja me 29 studentë. Në Universitetin e Arteve në Tiranë studentët numërohen me gishtat e dorës; sidomos në programet e instrumenteve muzikorë, edhe pse kuotat janë numra një shifror, ka ose pak student ose fare.

Për shembull, në degën e trombës apo fagotit ka zero regjistrime. Por edhe konkursi për t’u pranuar në aktrim, një interes i lartë i mëparshëm, duket se ka tkurrje; me vetëm 8 studentë të regjistruar.Edhe studentët te degët akademike në Universitetin Bujqësor kanë tkurrje, pavarësisht se disa programe të zhvillimit rural janë pjesë e programeve prioritare ku shpërblimi është bursa sa paga minimale. Por më të rrezikuarit, janë universitetet e rretheve, në vend të parë rezulton Gjirokastra me mbi 80% të degëve në mospërmbushje të kriterit për të paktën 10 studentë për një program.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here