VOA: Shqipëria kryeson në Europë, mbi 46 % e popullsisë në rrezik varfërie

0
19

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar të martën mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në Europë, bazohet tek të dhënat e vitit 2021 periudhë kjo kur në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qëndror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Nivelet më të larta të popullsisë në rrezik varfërie, sipas Eurostat u regjistruan në rajonet më të largëta franceze, në Italinë jugore dhe në rajonet rurale rumune.

Sipas përcaktimeve të Eurostat “rreziku për të qenë i varfër” përfshin ata persona që janë të privuar rëndë nga ana materiale dhe sociale dhe jetojnë në familje me të ardhura shumë të ulëta nga punësimi.

Sipas Instituti shqiptar të Statistikave (INSTAT) kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë në vit, në krahasim me 191.791 lekë në vit që ishte në vitin 2021.

Po sipas INSTAT në vitin 2021 janë vlerësuar 622,705 individë që jetonin nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa vitin 2022 janë vlerësuar rreth 576,316 individë./ VOA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here