Avokati Llangozi ‘plas bombën’ për Ballën: I dënuar në Greqi për prodhim narkotikësh

0
25

Pas çdo skandali, pas çdo afere të madhe, pas çdo tenderi apo leje ndërtimi ku është i përfshirë edhe krimi i organizuar, gjasat që të mos përmendet emri i Taulant Ballës janë të pakta.

Mënyra se si punon dhe bashkëvepron ai me krimin, policinë dhe prokurorinë plasi së fundmi në qarkun që ai kontrollon si një pasha fuqiplotë.

Pas çdo skandali, pas çdo afere të madhe, pas çdo tenderi apo leje ndërtimi ku është i përfshirë edhe krimi i organizuar, gjasat që të mos përmendet emri i Taulant Ballës janë të pakta.

Mënyra se si punon dhe bashkëvepron ai me krimin, policinë dhe prokurorinë plasi së fundmi në qarkun që ai kontrollon si një pasha fuqiplotë.Gjatë këtyre viteve në pushtet, Taulant Balla është një nga eksponentët e Rilindjes më të denoncuar në media, prokurori apo SPAK.

ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, avokati Arben Llangozi u shpreh se sipas informaciaoneve që ai ka marrë në shtetin e Greqisë, Taulan Balla është i dënuar për prodhim të lëndëve narkotike.

Askush nuk ka folur, askush nuk e ka ngritur zërin lidhur më këtë çështje, edhe pse nën zë e dinë të gjithë që zoti Balla është i implikuara në këtë aktivitet në shtetin grek. Shihet qartazi se deri në çfarë niveli arrijnë ministrat e Ramës’- u shpreh avokati.

Deklarata e tij:

“Prokuroria e kishte si informacion paraprak, por nuk e thonte dhe u detyruan partnerët ndërkombëtarë dhe i çuan dosjen e plotë dhe i thanë: Ja ku e keni të gjithë skemën, ky person ka marrë aq lekë për këtë çështje.

Pra dosja ka ardhur e zbardhur nga Belgjika e  nuk është se këta prokurorë këtu po kryejnë veprime hetimore. Ata thjesht po mbledhin provat në terren në lidhje me atë që kanë folur në përgjime.

Unë kam dijeni se midis shtetit hollandez e atij belg dhe prokurorisë së posaçme nuk ka më një bashkëpunim për faktin se ka një selektim të dosjeve hetimore.

Unë mendoj që Taulant Balla nuk do duhej të ishte fare në listë, sepse pak kohë më parë rreth një vit më parë unë kam dijeni ndoshta dhe jo zyrtarisht, por nga ai inofrmacion që unë kam marrë më rezulton se ky i fundit është i dënuar në shtetin grek për prodhim të lëndëve narkotike.

Akskush nuk ka folur, askush nuk e ka ngritur zërin lidhur me këtë çështje, edhe pse nën zë e dinë të gjithë që zoti Balla është i implikuara në këtë aktivitet në shtetin grek.

Unë mendoj se një gjyqtarë apo funksionar i drejtësisë nuk duhet të implikohet në të tilla çështje dhe në dijeninë time në këtë komunikime diskutohet edhe midis Ballës edhe Bashës.

Aty pastaj do të gjeni perla që shikohet se deri në çfarë niveli arrijnë ato”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here