Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

0
12

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI

Të nderuar qytetarë,

Dy ditë më parë, kolegu i Altin Dumanit, Dritan Premçit dhe Klodian Brahos, por mbi të gjitha pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, përsëriti mashtrimin e vjetër se ai nuk është kërkuesi i konçensionit për trajtimin e mbetjeve dhe nuk është autoriteti menaxhues.

Në fund të qëndrimit të tij publik, pronari faktik i inceneratorit Tiranë u shpreh se tashmë hetimi për këtë mega aferë ka përfunduar dhe se palët janë në gjykim!

Ndryshe nga deklarimet e Erion Veliajt, kolegët e tij në SPAK, deklaruan se hetimet vazhdojnë dhe për gjykim janë dërguar vetëm një pjesë e funksionarëve.

Më datë 15 gusht 2024, Partia Demokratike e Shqipërisë, në cilësinë e kallëzuesit të kësaj dosje, i është drejtuar me shkresë zyrtare kreut të SPAK Altin Dumani dhe kreut të GJKKO Erjon Bani, për vënien në dispozicion të të gjitha akteve hetimore dhe datës së seancës paraprake për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Taulant Tushën dhe të gjithë zinxhirin e hetuar nga kolegët e Erionit për këtë aferë.

Më datë 3 shtator 2024, kreu i SPAK Altin Dumani, na njofton zyrtarisht se të gjitha aktet hetimore tashmë ndodhen në GJKKO dhe ne duhet ti drejtoheshim këtij institucioni.

Më datë 10 shtator 2024 i jemi drejtuar sërish zyrtarisht kreut të GJKKO Erjon Bani, për të na vënë në dispozicion të gjitha aktet, pasi ne do të ishim dhe do të jemi pjesë aktive e këtij gjykimi në mbrojtje të interesit publik dhe qytetarëve shqiptarë.

Deri më sot, edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj, GJKKO në shkelje flagrante të Kodit të Proçedurës Penale, refuzon të na njoftojë për datën e seancës, por mbi të gjitha refuzon të na japë aktet hetimore, në të cilat ndodhet e vërtëta. Ajo e vërtetë të cilën kolegët e Erionit po lodhen kot për ta fshehur!

Të nderuar qytetarë,

Prej më shumë se 1 viti, i kemi dhënë çdo provë kolegëve të Erionit se është pikërisht ky i fundit që ka kërkuar konçensionin për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, i refuzuar madje me shkrim nga dy ish Ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj.

Kemi dërguar provën në SPAK se është Erion Veliaj, personi që ka promovuar këtë aferë financiare siç edhe vetë ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka shprehet me shkrim në shkresat drejtuar zyrtarisht Këshillit të Ministrave.

Kemi dërguar fakte të pakundërshtueshme kolegëve të Erionit, siç janë komunikimet elektronike dhe jo vetëm, ku faktohet se ishte Erioni ai që miratonte se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e dherave dhe cila kullë jo.

Shumë e shumë fakte të tjera kemi dërguar në SPAK, për të cilat po e rithem sërish, kolegët e Erionit lodhen kot, pasi nuk do ti fshehin dot, maksimumi thjesht do ti zgjasin agoninë pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë.

I bëj sot thirrje publike kreut të GJKKO Erjon Bani, të zbatojë ligjin dhe të na vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore për aferën korruptive të shekullit.

Partia Demokratike dhe unë personalisht do t’i qëndrojmë deri në fund zotimit të dhënë se të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë aferë, do të shkojnë në qeli.

Kolegët e Erionit ta ndajnë mes tyre vendimin nëse duan ta ndjekin Erionin edhe në këtë destinacion.

Ndërkohë ftojmë qytetarët e Tiranës në protestë, nesër, e enjte, datë 17 tetor, të bashkohemi përpara skenës së krimit, selisë së inceneratorit Tiranë dhe 5D, për të larguar një orë e më parë hajdutin Erion Veliaj, nga zyra e uzurpuar me paratë e korrupsionit të inceneratorit dhe shtabit të tij elektoral 5D.

Ju faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here