Asgjë nuk na ndal në rrugën tonë!Noka: Regjimi arriti kulmin duke kërcënuar me armë deputetët

0
29

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, në fjalën e tij për mediat u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend sot bëhet vetëm nga juntat. Noka shtoi se kjo mazhorancë është e frikësuar nga mosbindja civile, ndërsa vijoi me gjuhën e ashpër ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Ai deklaron se janë të vendosur në aksionin e mosbindjes civile dhe shtoi më tej se, asgjë nuk na ndal, as Elisa Spirogjoka, as stërnipi i Enver Hoxhës, as kreu i narkos.

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA

Siç e patë, sot regjimi arriti kulmin, duke i kërcënuar me tytën e armës deputetët.

Nuk kishte ndodhur kurrë që forcat speciale të policisë, të armatosura gjer në dhëmbë, të futen në ambientet e gardës së republikës dhe të kërcënojnë me tytën e armëve deputetët, përfaqësuesit e popullit.

Këtu vdes demokracia.

Këtu vdes shteti ligjor dhe shteti i së drejtës.

Vetëm diktaturat, vetëm juntat fusin në parlament polici dhe forca të armatosura.

Institucionet kushtetuese janë të mbrojtura nga Garda e Republikës dhe është rreptësisht e ndaluar të hyjnë.

Por kur narkoministri, stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja e parlamentit, pastaj narkobanditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka.

E gjitha kjo që patë sot ju, që nga rrethimi, që nga dhuna ndaj deputeteve brenda ambienteve të parlamentit, që nga prania e gardës dhe policisë, tregon një panik.

Narkoregjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës.

Edhe kërcënimet që hidhen nga Elisa Spirogjoka 5 milionë eurosh, apo stërnipi i Enver Hoxhës, nuk mund të trgojnë gjë tjetër veçse panik, panik, panik.

Asgjë nuk i shpëton nga vullneti i shqiptarëve.

Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike sepse nuk mund të pranojnë të shkojnë në zgjedhje me një narkoregjim që dikton fatin e zgjedhjeve shumë kohë përpara zgjedhjeve.

Nuk kanë kaluar 24 orë nga dita kur kreu i narkos u tha shqiptarëve se do të çelë kapitujt negociatave dhe i çeli me gardë, me narkopolici, i çeli me tytën e armëve duke kërcënuar deputetët.

A mund të jetë ai imazhi i një shteti që çel negociatat?

Jo.

Jemi të vendosur në rrugën tonë, në aksionin e mosbindjes civile.

Asgjë nuk na ndal, as Elisa Spirogjoka, as stërnipi i Enver Hoxhës, as kreu i narkos, askush.

Ne do vazhdojmë në rrugëtimin tonë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here