Mazhoranca kanos me luftë civile mosbindjen civile të opozitës

0
37

Nga Basir Çollaku

Pistoletë kundër deputetëve. Mafia të vret kur prek asetet e saj. E siç thuhet, çdo diktaturë është e fortë, deri dy orë para se të shembet. Policia pushton mjediset e Kuvendit, me një paligjshmëri ekstreme. Salla gjendej e zaptuar nga policë e gardistë më shume se deputetë. Të zgjedhurit nuk janë boksierë të përleshen me garden për të bërë detyrën e përfaqësimit.

Dora në armë duke dhënë mesahe kanosjeje për deputetët Baçi e Nallbati në përballjen me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, është krim i hapur. Nëse do kishim ligjet amerikane qytetarët do merrnin armët me vete siç ngjau në USA në kohën e Pandemisë në Miçigan dhe guvernatori ve dosi ndryshe nga sa kishte menduar para mmbledhjes. Pasi ka përjashtuar 24 deputetë doganierja e Kuvendit nuk lejon hyrjen në seancë të deputetëve pa masë. Kontrolli alla gestapo ndodh në sallë. Dhunë ndaj deputetëve. Vija e kuqe u kalua. Militantë me uniformë vënë dorën në armë publikisht para kamerave, duke kërcënuar deputetët e PD.

Kë po mbrojnë me luftë? Nga kush? Kush i urdhëron? Ministri i brendshëm, inspektori enverist Hoxha, person në hetim për ndere bandash tërsëllen si të ishte në bahçen e tij.

E dini përse kanë kapur armët? Janë trembur. Kanë frikë. Kanë hedhur bashkërisht me Mafian qindra milionë euro për të rrëzuar përgjimet e sky enchrochat sepse aty janë bashkë. Aty falin trafikantë e vrasës, ministra e deputetë, prokurorë e gjyqtarë, policë e bashkiakë. Në një llumhane e horrnajë penale të padëgjuar kurrë ndonjëherë. Njeriu më në panik është Edi Rama. Ai e di se bisedat e dallaveret si dhe takimet e tij përtej bojës gri, kanë rënë në duar shërbimesh e agjencive ligjzbatuese të partnerëve. Puseta do të shpërthejë. Kjo çmenduri kriminale e asgjësimit të Parlamentit, është Diktatura që po lejojnë burokratët e korruptuar evropianë dhe jo vetëm. Përdorimi i armës moslargimi nga një institucion ku ligji i ndalon ka të bëjë me urdhërat e marra. Emri dihet. Rama është gati të djegë Shqipërinë për fundshpinën e tij. Sepse Krimi i Organizuar e urdhëron pas pengmarrjes. Po pas gjashtë muajsh kur të humbasin pushtetin, kush do i mbrojë të përdorurit?! Skenat e urdhërave të kreut të pushteteve janë janë shenja lufte. Nuk duhet lënë një i çmendur mjekërthinjur, ta çojë vendin në përballje civile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here