FOTO+VIDEO/ Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, policia nuk gjen askënd brenda

Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Brrylit”, pranë urës tek Materniteti i Ri, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për të lënduar

Sipas raportimeve, kur policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje, brenda automjetit të tipit “Volkswagen” nuk u gjetën as shoferi dhe as pasagjerë.Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, dhe mjeti ka dalë nga rruga kryesore duke përfunduar në kanal.

Aktualisht, policia po kryen hetimet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen dhe për të nxjerrë makinën nga kanali, si dhe për të identifikuar pronarin e saj dhe ndonjë të dëmtuar të mundshëm.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *