Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se Rama po e përdor drejtësinë sa herë do, duke e vënë në funksion të zgjedhjeve për të fituar pa kundërshtarë.
Ne flasim sot për liderë të opozitës që janë në burg, apo arrest shtëpie. Këta liderë janë ish-zuyrtarë të larttë që nesë do të kishin ikur do të hetoheshin dhe nuk do të mbroheshin politikisht se askush nuk do ta thoshte. Pra duket se faji është I këtuyre qëe nuk kanë ikur. Krahu tjetër po bën repression ndaj opozitës si sot, duke vënë OFL-në, duke vënë krimin e organizuar dhe duke garantuar rezultatin e sigurtë.
Krahu tjetër është që Fatmir Mediu është duke u hetuar në një gjyq që bëhet pas 16 vitesh nga ngjarja. Sali Berisha ka një dosje që nuk ka asnjë fakt që ka marrë rryfshet nga dhëndri i vetë.
Po të shikosh këto dy procese ne themi që këta janë vërtetë të konsumuarit dhe SPAK po i shfrytëzo ti ndjekë penalisht. Pse Lulëzim Basha ishte nën hetim në 2021? Pse Edi Rama para zgjedhjeve e kërcënon me burg liderin e opozitës.
Kjo shpjegohet vetëm me një mani të një frikacaku i cili nuk hynë në zgjedhje nëse nuk ka garantuar rezultatin e sigurt. Ne vërtetë e kemi këtë drejtësinë që duam të bëjmë, por ne shohim që këto janë vetëm në faktor Edi Ramën.
Ne na pëlqen që këta hetohen por duket se këto janë vënë në qëllim të Edi Ramës që dorëzon ata që do për atë që do. Pastron partinë përmes SPAK-ut.Rama e përdor SPAK-un si e do sa herë do. Arrestimin e Metës kemi dy vjet që e dëgjojmë. Pse doli sot, që të mos flasim për Çurbjen? Ky është qëndrimi i ramës për drejtësinë është selektriv dhe e përdor si do ai. Këta duhet të hetohen dhe të futen edhe në burg, por problemi kryesor është se Rama e do për t’i vënë në funksion të zgjedhjeve”-tha Abilekaj.