Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gjatë komentit të tij në lidhje me arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta, u shpreh se, SPAK po godet vetëm liderët e opozitës.
Sipas Tomorrit, SPAK nuk guxon të prekë asnjë njeri të Ramës, pa dhënë leje ky i fundit.SPAK vetë në dosje thotë se ligji nuk është korruptiv, për të cilin është arrestuar Ilir Meta. Unë nuk e kuptoj se si një ligj i cili nuk është korruptiv, që nuk është propozuar as nga Kryemadhi, as nga Meta as nga partia e tyre, por është propozuar nga një deputete e Ramës nga PS, dhe ka kaluar me votat dërmuese të PS-së.Pra e gjithë kjo është një paradoks shumë i madh dhe gjëja kryesore është se, në këtë histori Ilir Meta nuk del askund. As tek hetimet e vet SPAK.
Nuk rezulton nga dosja e SPAK që Meta të ketë dhënë një premtim që të kalojë një ligj, se korrupsioni ky është, ose jep një premtim, ose bën një veprim dhe ndërkohë arrestohet.
Është lideri i dytë i opozitës, i cili goditet dhe ndoshta edhe ata që deri dje ishin më skeptikët kanë të drejtën legjitime të mendojnë; po mirë kjo drejtësia e reformuar që nga njëri krah godet krerët më të lartë dhe nga krahu tjetër pret të marrë sinjalet apo aprovimin e kryeministrit për të goditur ata që ka poshtë.
Zgjaten dosjet e eksponentëve të caktuar, apo ish-ministrave të PS, bëhen dosjet në 300 copa dhe rrinë e presin, shofin temperaturën e kryeministrit, pra do e japë OK apo jo. Aty ku nuk e jep, nuk ka hetime dhe i mbyllin.
Jo më të hetojnë kryeministrin, apo ta thërrasin kryeministrin; ore ky deputeti i Durrësit që na rezulton ushtar bandash, na rezulton nomenklaturë e krimit të organizuar në parlament, si e caktove, si e emërove, kush ta propozoi.
Nuk është vetëm Durrësi, ka qenë Lezha, Shkodra, Dibra. Ky është një sistem i mirëfilltë dhe emëruesi i vetëm i përbashkët është kryeministri.
SPAK që emrin gjatë e ka, Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të organizuar, nuk e shqetëson fakti se krimi vishet me pushtet politik dhe ky pushtet përdoret për ti nxjerrë sytë shtetit, se e kanë aty në dosje se çfarë bënte deputeti, se si dekonspironte operacionet e policisë, sabotonte zbatimin e ligjit.
Pse godet sharra vetëm në një krah, kjo është dilema e madhe dhe skepticizmi kanë të gjithë sot’, tha Klodian Tomorri në SYRI TV.