Tentativa e gjashtë e dështuar kundër Ilir Metës!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në Facebook, ku thekson se tentativa e fundit për të sulmuar figurën e Ilir Metës është një pjesë e skenarëve të vazhdueshëm dhe të dështuar që kanë për qëllim diskreditimin e tij.

Vasili e cilëson Metën si një “figurë të fortë prej shtetari model”, e cila mbron Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit, dhe thekson se përpjekjet mafioze të Edi Ramës dhe SPAK janë vetëm një vazhdimësi e historisë së sulmeve të dështuara ndaj tij.Ai përmend raste të mëparshme, duke filluar nga video të montuara e deri te përpjekjet për shkarkim dhe akuzat e tjera, për të ilustruar se këto veprime janë të motivuara nga frika e mafies ndaj Metës dhe denoncimeve të tij për korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin.Vasili përfundon duke theksuar se kjo e fundit do të marrë përgjigjen e merituar dhe se shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që përfaqëson regjimi aktual.POSTIMI I VASILIT:
Figura shumë e fortë prej shtetari model, që mbron Kushtetuten dhe sovranitetin shtetëror dhe territorial të vëndit ka qënë gjithmonë një ankth për Ramën dhe çdo lloj horri tjeter shqiptar e ndërkombëtar!
Për këtë arsye përpjekjet mafioze kundër Ilir Metës kanë qënë të njëpasnjëshme dhe gangsterizmi i Ramës dhe SPAK është e gjashta tentativë e radhës.
Ja sulmet mafioze të dështuara:
1.Të gjithë e kujtojnë në vitin 2011 tentavën mafioze të neveritshme me video të montuar, por që u shkërrmoq në Gjykatë tē Lartë ku Meta fitoi 5 me 0.
2.Të gjithë e kujtojnë tentativën tjetër në vitin 2014  për gjoja vrasjen e Tom Doshit si nje skenar i qelbur i Edi ramës, por që përfundoi me turp me vendim të Gjykatës së lartë, që i damkosi si mashtruesa ata që e gatuan ate.
3. Të gjithë e kujtojnë tentativën mafioze të Ramës dhe deputetëve të tij në vitin 2019 për shkarkimin e Metës si President sepse shtyu zgjedhjet në mbrojtje të pluralizmit e demokracisë, por edhe kjo tentativë mjerane dështoi për faqe të zezë dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias.
4. Të gjithë e kujtojnë tentativën mafioze të Ramës në vitin 2021, kur ai me deputetët  idiotë të tij, shkarkuan Ilir  Metën si President, por edhe kjo tentivë u zhgërrye me turp sepse Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë.
5. Të gjithë e kujtojnë tentativën e vitit 2022 kur Rama me Autoritetin e Dosjeve tentuan të manipulojnë dosjet dhe të konsiderojnë Metën si bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit, por edhe kjo tentativë u rrëzua për faqe të zezë dhe autorët janë edhe aktualisht nën hetim nga prokuroria.
6. Tentativa e gjashtë është arrestimi kafshëror i Ilir Metës dhe akuza politiko mafioze e SPAK pa asnje fakt, dokument apo dëshmi, kur dihet botërisht që prej 22 vitesh Ilir Meta nuk ka pasur asnje detyrë institucionale, që lidhet fonde publike investime, tendera apo koncesione.
Pra është e qartë që skenarët mafiozë ndaj Ilir Metës kanë qënë të vazhdueshëm dhe të njëpasnjëshëm sepse ka qënë nje ankth dhe shqetësim i tmerrshëm për mafien e Edi Ramës dhe atë ndërkombëtare.
Sepse dinjiteti, fuqia dhe denoncimi ballor i Ilir Metës për korrupsionin duke filluar nga inceneratorët, shitja e kufijve detarë të Shqipërisë nga Edi Rama dhe deri tek denoncimi i fuqishëm i maskarallëkut të Ramës me kufijtë e Kosovës e plot afera tē tjera si afera Mc Gonigal, Porti i Durrësit, shëmbja e Teatrit Kombëtar, rrëmbimi i Bregdetit dhe manipulimi e shkatërrimi zgjedhjeve, i ka vënë gjithmonë në një krizë të vazhdueshme mafiozët kombëtarë e ndërkombëtarë.
Ndaj edhe kjo tentativë e gjashtë kundër Ilir Metës do ta marrë përgjigjen e merituar si të gjithë të tjerat, por populli shqiptar duhet të kuptojë më mirë se kurrë se cfarë rreziku i kanoset çdo familjeje shqiptare nga regjimi i horrave rilindas.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *