Kryetari i Partisë Demokratike Sali shpërtheu në akuza ndak kreut të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani.
Në konferencën me gazetarët Berisha e cilësoi Dumani si lëpirës të kryeministrit, i cili ngre akuzë ndaj Kryemadhit dhe Metës, dhe jo ndaj dhuratë-madhit Edi Rama që miratoi ligjet dhe u mburr publikisht.
PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS
Së pari, garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do të mbroja një akt korruptiv nga cilido që të ishte.
Por, kurrë nuk pranoj dot akuza politike ndaj cilitdo qofshin ato.
Unë do ndalem vetëm në dy prej tyre më kryesore.
Siç keni lexuar ju dhe unë, Altin Mercenari shkruan në paçavuren e tij se Monika Kryemadhi dhe Meta kanë favorizuar biznesmenin Shatku me një linjë intekonjeksioni.
Por çfarë thotë dokumenti, çfarë thotë korrespondenca e Monika Kryemadhit me Shatkun?
Zonja Kryemadhi i thotë Shatkut në mesazh se unë e takova zotin Rama dhe e pyeta se çfarë po bën me problemin e Shatkut. Edi Rama m’u përgjigj, bëjeni urgjent.
Dhe Shatku ia kthen, ky është lajmi më i mirë i vitit.
Isa, unë, ti dhe çdo qytetar, në këtë rast kuptojmë që ka një raport Kryemadhi-Shatku-Rama dhe del shumë qartë se dhuratëmadhi është Rama.
Ndaj dhe Shatku shprehet se ky është lajmi i vitit për mua.
Tani, a mund të pranojë ndërgjegjja njerëzore një akuzë të ngritur ndaj Kryemadhit dhe Metës dhe jo ndaj Edi Ramës, dhuratëmadhit?
A mund të pranosh, në qoftë se ka korrupsion, po diskutojmë ato që kanë dalë?
A mund të pranosh akuzën për një përpjekje që ka bërë, me vendim këta hoqën dorë nga ajo vilë dhe nuk e morën.
Hynë në marrëveshje me një biznesmen për një vilë për t’i kaluar një ligj në parlament dhe më vonë hoqën dorë nga kjo vilë dhe ligjin ia kaluan.
Me këtë gjë, Lëpirës Dumani kalon imagjinatën e Xhorxh Oruellit, tejkalon imagjinatën e Franc Kafkës, tejkalon çdo lloj akti me shkrim të ish-xhelatëve të Sigurimit të Shtetit.
Ilir Meta dhe Kryemadhi kishin gjithsej 20 deputetë, një ligj nuk mund të kalojë kurrë përveçse për tutkunë, apo për Dumdumanin dhe grupin e tij kriminal në SPAK.
Unë e kuptoj që ka njerëz pse thonë kaq ashpër Berisha?
Me këtë akt ata kanë fyer çdo shqiptar, kanë përdhosur Kushtetutë, parlament dhe çdo gjë tjetër.
Një njeri me 20 deputetë nuk mund të kalojë kurrë një ligj në parlament, ligjin e kalon ai që ka shumicën në parlament.
Ai që ka shumicën quhet Edi Rama, por Lëpirës Dumani është i gatshëm të lëpijë edhe këpucët e tij dhe të shpërfytyrohet në një shkallë të tillë para shqiptarëve dhe jo ta pyesë atë.
Çfarë thotë Edi Rama për këtë ligj? Me datën 9 tetor të vitit 2014, Edi Rama e quan këtë ligj, ligj epokal për minierat dhe thotë se nuk është një ligj dosido, por një ligj strategjik që ndan epokat.
Tani, kujt t’i besoj unë, Edi Ramës që thotë se ligji që e kërkon biznesmeni ndan epokat, apo t’i besoj Altin Dumanit që akuzon për korrupsion për këtë ligj që kaloi, se ai nuk mund ta kalonte me 20 deputetë, Ilir Metën?
Së fundmi, Altin Dumani, Edi Rama dhe bastardi i Enver Hoxhës me trafikantin Ilir Shullazi janë përgjegjësit kryesorë për aktin më të shëmtuar në historinë e këtij shteti në 32 vitet e fundit dhe në historinë e Europës, pusinë, goditjen, zvarritjen, rrëmbimin brutal të një qytetari në hetim, të një ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-kryetar parlamenti, vetëm për urrejtjen e Edi Ramës.
Më thonë se Edi Rama i konfirmoi një kolegu tuaj, që e ka shumë për zemër, se e bëra, nuk mund të mos e bëja atë kundër Ilir Metës.
Unë i them, turpi të mbuloftë, faqezi, tregove se je bastard i babait tënd xhelat që urdhëronte varjen e kundërshtarëve politikë për mendimet ndryshe dhe vargjet e tij.
Skenari për 29 tetorin?
Sapo të përpunohet përfundimisht, të parët që do e marrin vesh do të jenë gazetarët. Se ne e konsiderojmë një ligj të artë, bashkëpunimin, komunikimin dhe transparencën me gazetarët.
Rama në Nju Jork
Dua ta përmbyll me një thirrje për pensionistët e këtij vendi, për familjarët e tyre, për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre, të ngrihemi kundër këtij regjimi të pamëshirë që i detyron këta burra dhe gra fisnikë, që kanë bërë çdo gjë për këtë vend, të flasin me veten e tyre nga mospasja e gjërave më bazë.
Unë u bëj thirrje gjithashtu sot të gjithë atyre shqiptarëve në Nju Jork dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar, që vjen për të kërkuar votën e tyre. U them këtyre bashkatdhetarëve fisnikë, burra dhe gra se ju si emigracion, diasporë keni një rol historik për të luajtur.Ashtu siç bëtë me sukses betejën kundër komunizmit në Shqipëri, dhe betejën për çlirimin e Kosovës, unë u ftoj të jepni kontributin tuaj në betejën kundër narkodiktaturës apo mobodiktaturës në Shqipëri, e cila në të vërtetë, qenien shqiptare dhe identitetin e këtij kombi po e shkatërron më shumë, më me pa mëshirë se çdo pushtim tjetër në tërë historinë e Shqipërisë