Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë 45-vjeçarin Nefail Rama, banues në Gramsh.
Ai u ndalua pasi duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Audi A4’, me targa AA 087 KU, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, ka aksidentuar një këmbësor me iniciale S.Ll, 78 vjeç, banues në Elbasan.
I moshuari u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.