Opozita braktis mbledhjen e këshillit bashkiak në Durrës, Burgia: Tallje, pensionistëve u rritet pensioni me 4.1%, paga e kryetares me 56%

Mbledhja e Këshillit bashkiak në Durrës është zhvilluar me debate.

Opozita është larguar nga mbledhja pasi nuk kanë pranuar rritjen e pagës së kryebashkiakes me 56% ndërsa pensionistëve u bëhet rritje me 4.1%

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dritan Burgia ka kërkuar që edhe socialistët të jenë në protestë kundër mbetjeve toksike që po ankorohen në portin e Durrësit. Pasi është një betejë për shëndetin e qytetarëve.Ndihma ekonomike është 20 mijë lek të vjetra ndërsa paga e kryetares së bashkisë i rritet paga me 56% e përkthyer në 1 milion lekë.

Kemi rritur pensionet me 4.1%, rritje qesharake dhe nëse do ta kuronit ju si kryetare që të rritet paga me 4.1% do ta votonim me kënaqësi por jo pensionistët 4.1 dhe për ju 56%.

Si mund të merremi sot me pagat e juaja ndërkohë që po futet anija me 2100 ton mbetje toksike në qytetin e Durrësit.

PD dje protestojë përpara hyrjes së porti kundër helmeve që mund të rrezikojnë fëmijët tanë dhe të tuajt.

Rama po i kërkon votën durrsakëve ndërkohë që e mbush qytetin me helmet, mos harroni gropën e Nishtullës që u mbush me mbetjet e Çernobilit.”

Menjëherë pas fjalës së Burgisë 20 anëtarë të opozitës  në këshillin bashkiak u larguan nga mbledhja këshillit në shenjë proteste.

Largimi nga salla erdhi për shkak të mbetjeve ku anija “Moliva”, e cila ka në bordin e saj 102 kontenierë të dyshuar se janë me mbetje të rrezikshme qëndron në radën e Portit të Durrësit dhe pritet të ankorohet pasditen e sotme në port

Share it :