Vetëm kontakti me qytetarët s’mjafton”/ Spahia: Të përballemi me këtë regjim diktatorial

0
59

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i ftuar në emisionin Open në News 24, duke komentuar protestën e sotme të PD-së tha se vetëm kontakti me qytetarët nuk mjafton.

Spahia u shpreh se duhet që të përballemi me këtë regjim. Sipas tij, sonte kishte prezencë të madhe të njerëzve në akset kryesore të rrugëve.

Bardh Spahia: Protesta shkoi shumë mirë. Kishte prezencë të madhe njerëzish në Milot. Është një akt politik në vazhdë të mosbindjes civile, me dy objektiva kryesorë, realizimin e qeverisë teknike dhe garantimin e rotacionit politik. Me këto duam të garantohet vota e lirë e qytetarëve shqiptarë.

Vetëm kontakti me qytetarët nuk mjafton në këtë diktaturë. Regjimi tjetërson votën e qytetarëve. Kemi deklaruar mosbindjen civile dhe ky është vetëm fillimi. Protesta e sotme do të ketë efektin e vet. Miliona euro janë hedhur në Shkodër gjatë zgjedhjeve. Ka pasur terror nga grupet kriminale në zgjedhje. Duke pasur gjithë këto probleme, mosbindja civile po zhvillohet edhe më e fuqishme dhe situata po eskalon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here