Rëndohet bilanci i mas*akrës në Shkodër, ndërron jetë edhe 32-vjeçari Arlind Bushati

Një masakër me 3 viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në qytetin e Shkodrës

Viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë janë shtetasit: Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Flutura Basha, si dhe Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes si pasojë e plagëve të marra në kokë gjatë atentatit.Kujtojmë se Arlind Bushati vetëm pak javë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.

32-vjeçari denoncoi në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Automjeti me të cilin lëvizin të rinjtë, u qëllua me breshëri plumbash në lagjen e Dobraçit, një lagje që njihet si terriror i fisit Bajri, kundërshtar të familjes Lici.

Nisur nga kjo, mësohet se për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 10 persona mes tyre edhe Safet Bajri. Sipas burimeve, në polici janë shoqëruar dhe persona që janë lidhje e afërt familjare dhe shoqërore e fisit Bajri.

Share it :