- Nga Basir Çollaku
Populli thotë diku se kur qenit i vjen ngordhja pshurr në derë të xhamisë..Amanetet e Zotit bëjnë çudira.
E nisim me dy pyetje
1- A ka ardhur ideja e reformës në drejtësi nga Ambasada Britanike në Tiranë nepermjet veremli inceneratorit te Tiranës?
2- Pse Ambasadori i Delegacionit të Komisionit EU, i ka thënë Ramës dhe Ministrit të Brendshëm që Drejtori i Ri i Policisë është i kapur deri ne grykë nga grupet kriminale.??!
Humbja e kontrollit nga Edi Rama kur vjen siraja e bisedës te drejtësia është bërë e shpeshtë. Sekëlldia ka halle brenda shumë. Këmbëngulja e Ramës se ai është Babaforma, dekonspiron dallgën
Në zonat e Malësisë për të qenë sa më etik por pa harru me të dhënë hakun kur sherroseshin, burrat nuk flisnin si sot me pështirosje. Dikush e polli idenë dhe kur në shqipen e sotme thua mos më çaj trapin apo më shqeto mos na mërzit veglat gjenitale, përdorej shprehja na çave, ose do të marrësh këtë Noc Rrokun
Kështu njerëzia e kuptonte se kur burrat fusnin duart nëpër xhepat e pantallonave, ishin fqinj me Noc Rrokun.
Rama e ka përsëritur shpesh këtë gjetje gegnisht. Ajo çka habit miletin pro dhe kundër është se e flet me “Nocin” kur bëhet fjalë për ndërkombëtarët. Tani amerikanët dhe evropianët pretendojnë me të drejtë se janë nismëtarë investues votues e taksues të Reformës në drejtësi.
Kujtojmë se Lu dhe Vlahutin u puthën fort kur u votuan 140 kuvendarë të majtë e të djathtë në 20-21 korrikun e 2016-ës. Ata kanë raportuar se e bindën KM që ndoshta sillej si Noc Rroku deri sa rrodhi në shtator 2015, raporti OSBE për 200 milionë eurot pasuri me të vëllanë. Ambasadorët je partnerët janë nën akuzë se kush është Noc Rroku mall importi apo eksporti…Dikur Rama thoshte nuk ka hajdut 2 metra por arrestimi Beqes provoi të kundërtën. Tani amerikanë e evropianë po mendohen se thua paska Noc Rrok 2 metra në Tiranë..!!!! Se mazhoranca duket se kërkon të bëjë synet reformën me porosi të Ramës..Xhafa është si shpesh herë agjenti në terren.