Gazetari Lorenc Vangjeli, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për konfliktin e hapur të interesit të bashkëshortes së Edi Ramës, Linda Rama, në lidhje me milionat që kjo e fundit merr nga institucionet europiane dhe ato botërore, për të kontrolluar qeverinë e burrit të saj nëpërmjet ekspertizave.
Gjithashtu një tjetër temë e debatit në studio mes Pekës dhe Vangjelit ishte deklarata e Ramës për përgjimet e SKY ECC, ku del se deputeti i PS Ergis Çyrbja është vendosur i treti në listën e socialistëve për Qarkun e Durrësit me ndërhyrjen e një grupi kriminal të fuqishëm.Sipas Vangjelit, nëse vërtetohet se Rama është kapur në përgjimet e SKY ECC në lidhje me vendosjen e Çyrbes i treti në listën e deputetëve për PS në Qarkun e Durrësit, athëherë është një tjetër histori.
Vangjeli: Rama paralajëmroi se edhe vetë emri i tij mund të jetë përdorur atje.
Ky litar i krimit dhe i politikës shqiptare dhe i simbiozës kriminale mes krimit dhe politikës do të trazojë shumë ujëra në Shqipëri.
Peka: E kemi hequr rubrikën e horoskopit nga ky emision. Fol për Ramën!
Vangjeli: Rama vetë paralamëroi qe edhe emri i tij mund të jetë përdorur atje. Në raste të tjera ai e ka përjashtuar një gjë të tillë. Kthimi nga Brazili i një grupi të prokurorëve të SPAK do të sjellë tronditje shumë të mëdha në këtë vend. Ti e di që nuk flas kot.
Peka: Mos i gënjeni qytetarët. Ky zotëria që thua ti ndodhet në Brazil për seminar, konferencë.
Vangjeli: Po të them shifrën 23 dhe mbae shënim dhe po të them dhe një gjë tjetër kjo është sfidë do të ketë luhatje edhe kursit të euros.
Peka: O fallxhori im, kjo e implikon Ramën apo jo? Meqë të kam mik fallxhori im.
Vangjeli: Nëse vërtetohet kjo gjë është tjetër histori.
Peka: Është i treti në listë Çyrbja?
Vangjeli: Mund të ishte i treti…
Peka: I premton ai një grupi që do të vendosim të tretin? I gjati ka firmosur për të tretin?
Vangjeli: Mund të ishte i treti por mund të jetë rendi i kundërt.