Ola Xama: Gjatë pushtetit të PS nuk janë rritur asnjëherë pensionet, vetëm janë indeksuar!

0
4

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV,  ka folur për pensionet

Ajo tha se gjatë pushtetit të PS ato nuk janë rritur por thjesht jan indeksuar. Xama foli edhe për uljen e remitancave për shkak të zhvlerësimit të lekut

Është fakt se që prej ardhjes në pushtet të PS, kanë premtuar pension dinjitoz dhe nuk ka patur asnjëherë rritje reale, por vetëm indeksim. Është fakt që të bësh pensionin 200 mijë lek, është faturë shumë e madhe, kërkon 800 milionë euro në vit. Pra buxheti duhet të japë 2.7 miliardë në vit në total. Skema e pensioneve është defiçitare. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore nuk e mbulojnë.

Zoti Rama i referohet skemave piramidale, duke përmendur fjalën Sude. Në fakt, në vetëvete skema e pensioneve është skemë piramidale, skemë Ponzi. Madje kur e kanë pyetur Ponzin, ku e gjete skemën, tha e kopjova nga skema e pensioneve. Aksioni anti-informalitet nuk kthen emigrantët në Shqipëri.

Si rriten pensionet?

Përmes mirë administrimit. Luftës seriozë ndaj informalitetin, luftës ndaj korrupsionit dhe heqja e lehtësirave fiskale për investitorët strategjikë. Kemi taksë progresive por vetëm për pagat. Korporatat e kanë 15%.

Është edhe tregu i parasë së pistë. Pensionistët mbahen me remitanca. Po të shohim, për shkak të turizmit, eksporteve, disa faktorëve, kemi forcim të lekut dhe zhvlerësim të euro dhe dollarit, ku janë remitancat kryesore. Pra me 100 euro që një i afërm dërgon, ble më pak. Paraja e zezë, ka zhvlerësuar edhe ndihmat që familjet çojnë për pensionistët.

E gjithë paraja e përqëndruar te tregu i ndërtimit, nuk taksohet dhe kur vjen puna, një herë në 2-3 vjet bëhet edhe rivlerësim”, tha Xama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here