Një debat i ashpër është zhvilluar një natë më parë në studion e Opinion ndërmjet gazetarit Osman Stafa i cili ka qene denoncuesi kryesor i skandalit të Onkologjikut dhe analistit Lorenc Vangjeli.
Gazetari Stafa ka treguar se është thirrur në SPAK për denoncimet e bëra publike, ndërkohë që i ka kujtuar Vangjelit hallet e mëdha të shqiptarëve të cilat “analisti për vete mund ti zgjidhe me një telefonatë”.Gazetari ka zbuluar në studio edhe shumën e harxhuar nga Zv/ministrja e Shëndetësisë e cila sipas Stafës, ka marrë 30 milionë lekë nga shteti që të kurohej në Itali. “Pse nuk kurohet tek Onkologjiku si të gjithë qytetarët e thjeshte”, shtroi pyetjen Stafa.