Berisha: 57 miliardë eurot e buxheteve 2014-2024 u përdorën për shumëfishimin e rrogave të hajdutëve të qeverisë

0
58

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin e përnatshëm në ‘Rrugën e shpresës’ u shpreh se në të gjithë hapësirën europiane, absolutisht në të gjithë hapësirën europiane, diferenca midis rrogës minimale dhe rrogës maksimale, më e madhja në distancë është në Shqipëri.

‘A e dini ju të dashur qytetarë se deputeti, se ministri, se kryeministri, se mercenarët dhe zuzarët e Skapit, marrin më shumë se 10 rroga mesatare, 6-7, 10 rroga mesatare. Kjo nuk ndodh kund në botë’, u shpreh Berisha.

“Por çfarë ndodhi me rrogat minimale. Dhe rrogat minimale, përveç as inflacionin nuk e përballojnë.
Por pat diçka që u rrit shumë, dhe këto u rritën, rrogat e ministrave, rrogat e deputetëve, rrogat e mercenarëve të Skapit, rrogat e narkodrejtorëve.

A e dini ju miqtë e mi, se në të gjithë hapësirën europiane, absolutisht në të gjithë hapësirën europiane, diferenca midis rrogës minimale dhe rrogës maksimale, më e madhja në distancë është në Shqipëri.

A e dini ju të dashur qytetarë se deputeti, se ministri, se kryeministri, se mercenarët dhe zuzarët e Skapit, marrin më shumë se 10 rroga mesatare, 6-7, 10 rroga mesatare.

Kjo nuk ndodh kund në botë.

Presidenti i SHBA-së merr maksimumi 5 rroga mesatare, por dhe më pak.

Pra këto 57 miliardë euro, në vend që të rrisnin rrogën minimale në 500 euro, në vend që të mos kishte pension ndën 300 euro, në vend që të kishte minimun jetik 200 euro, në vend që të kishte rrogë mesatave 1200 euro, u përdorën për shumëfishimin e rrogave të hajdutëve të qeverisë.
Çfarë u bë me të tjera? Me të tjera, u vodhën dhe vetëm u vodhën”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here