Një delegacion prokurorësh belgë që ndodhen për një vizitë dy ditore në Shqipëri, me në krye Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, Ann Fransen dhe Prokurorin Federal, përgjegjës të seksionit në luftën kundër krimit, Geert Schoorens kanë zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi për mediat bën me dije se mes tyre është diskutuar mbi angazhimin e përbashkët për ta ngritur në nivele më të larta bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me agjencitë ligjzbatuese evropiane, për hetimin e rasteve komplekse që përfshijnë si Shqipërinë, ashtu edhe Belgjikën.
Fransen sakaq vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me SPAK dhe nënvizoi ruajtjen e këtij standardi komunikimi mes institucioneve duke e vënë theksin në ndarjen e informacionit dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, për të përballuar sfidat që paraqet krimi i organizuar në të dy vendet.
Denoncimet e opozites kane folur per nje do she Belge, ose ndryshe Toyota Yaris, e Taulant Balles, operacion I shtetit belg I cili sipas PD u dekonspirua nga Lulzi Basha
A ka lidhje kjo vizite me kete dosje apo eshte thjesht nje koincidence kete nuk e dime, por nese ka lidhje duket se z. Basha do jete i hetuari i ardhshem
le te shohim