Rritja e pensioneve/ Shehaj: Ja mashtrimi i Ramës, hileja qëndron te mbivlerësimi i lekut

Deputeti Agron Shehaj, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar pensionistët lidhur me atë që e konsideron si rritjen e pensioneve.

Shehaj tha se pensionet e qytetarëve shqiptarë mesatarisht janë rritur me vetëm 382 lekë të reja në vit. Gjithashtu ai tha se Rama kur i llogariti pensionet, i ktheu në euro dhe e bëri rritjen me rreth 80% në 10 vjet.Dhe këtë fakt, Rama e ka transformuar me këtë hilen e vogël duke thënëqë gjasme pensionet kanë kaluar nga 101 në 183”, tha deputeti Shehaj. Por si qëndron e vërteta? E vërteta është që pensioni mesatar në 2013 ishte 14500 lekë. Në 2023, pensioni mesatar është 18300 lekë dhe rritja është me 26%. Praktikisht i bie 382 lekë në vit më shumë. Dhe 26% e bëri 83% duke mashtruar pensionistët, që qartësisht mbase nuk kuptojnë nga ekonomia, por e dinë sesa lekë kanë në xhep. Me një mashtrim para të gjithëve e bëri 26%-in në 83%. Si e bëri? Para se të bënte krahasimin, i ktheu njëherë në euro dhe me që leku është përforcuar në këto vite, i rriti gjasme pensionet me 83%”, tha Shehaj.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *