Berisha intervistë eksluzive për Rai3: Numërim mbrapsht i ditëve të izolimit

Rai 3, një ndër mediat më të njohura italiane, ka paralajmëruar për mbrëmbjen e sotme transmetimin e një interviste ekskluzive me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë do të shfaqet sonte në orën 20:40, në një nga rrëfimet e tij të rralla për situatën politike në vend dhe përballjen me narkodrejtësinë e Edi Ramës.

Siç shprehet edhe Rai Tre, Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, vazhdon të tërheqë vëmendje përmes daljes së tij të përditshme në ballkon, të shoqëruar nga një numërim mbrapsht i ditëve të izolimit. Ky episod pritet të ketë jehonë të gjerë, duke e vendosur çështjen burgosjes politike të liderit të opozitës shqiptare në fokusin e publikut italian.

RAITRE

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *