U qëllua me plumb në kokë në afërsi të banesës, ndërron jetë 52-vjeçar në Tiranë

Ka ndërruar jetë biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reci, i cili u qëllua me plumb në kokë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Pas ngjarjes, 52-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti që të mbijetonte.

 

 

Konkretisht, ngjarja ndodhi në rrugën “Faik Konica”, pranë një lokali në afërsi të banesës së viktimës, ndërsa ende nuk dihen detaje nga rrethanat e krimit. Nga ana tjetë, policia njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Share it :