Ish-drejtuesi i Policisë Arben Hajdarmataj ka akuzuar Partinë Socialiste se është duke e përdorur Policinë për zgjedhje. Si argument ai përdori konkursin për zgjedhjen e drejtorëve, proces që sipas tij është i komanduar nga qeveria.
Sipas rregullores së vitit 2008 për mënyrën e përzgjedhjes, shpjegon Hajdarmataj në a2cnn, nëse do të zgjidhesh drejtues i parë, duhet të konkurrosh për ta marrë këtë gradë dhe “nuk mund të bëhesh drejtues nëse nuk e ke këtë gradë.