Po persekutohen liderët e opozitës’, Nesho: Shqipëria ka kaluar në shumë parametra dhe Maduron

Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë ka miratuar rezolutën ku dënon narkoregjimin e Edi Ramës në Tiranë, si dhe burgosjen e liderëve të opozitës.

Në tekstin e plotë të rezolutës theksohet se kjo organizatë ndërkombëtare e partive të djathta, do të qëndrojë në mbështetje të partive anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe do të mbështesë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.CDI shprehet gjithashtu se Shqipëria është një vend ku të gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një përsoni të vetëm, Edi Ramës, dhe se zgjedhjet janë kthyer në një fasade. Organizata madje e krahason Shqipërinë me vende si Bjellorusia, Tunizia etj, ku udhëheqësit e opozitëve përndiqen politikisht nga pushteti dhe kërcënime të drejtpërdrejta

Ambasadori, Agim Nesho i ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv u shpreh se nuk është thjeshtë një organizatë, pasi janë personalitete që kanë opinionin e tyre dhe ky është hapi i parë që merret një vendim nga një organizatë globale.

Sipas Neshos, Shqipëria ka kaluar në shumë parametra dhe Maduron, për arsye të konjukturave politike, të një njeriu që kërkon ta mbaj pushtetin e tij me forcë, duke i dhënë fund balancës së pushteteve dhe shtetit të së drejtës.

Mendoj që është një arritje e jashtëzakonshme, pasi nuk është thjeshtë një organizatë globale por është me përbërjen e 83 shteteve dhe 108 partive politike dhe shumica  etyre kanë qenë deputet, ministra, ish-kryeministra dhe dhe ish-presidentë që kanë shërbyer.

Janë personalitete që kanë opinionin e tyre dhe ky është hapi i parë që merret një vendim nga një organizatë globale.

Shqipëria është rasti më ekstrën që mund të ndodhi, duke filluar nga lidhjet e krimit të organizuar me organizatat më kriminale të botës, duke vazhduar me persekutimin e 5 liderëve, që nuk ndodh askund në botë.

Shqipëria ka kaluar në shumë parametra dhe Maduron, për arsye të konjukturave politike, të një njeriu që kërkon ta mbaj pushtetin e tij me forcë, duke i dhënë fund balancës së pushteteve dhe shtetit të së drejtës.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *