Një 14 vjecar humbi jetën, ministret e Ramës duke qeshur në Parlament! Video..

Një episod i pazakontë është regjistruar gjatë seancës plenare në Kuvend, ku po diskutohet prej dy ditësh mbi buxhetin e shtetit për vitin 2025.

Teksa nlë foltoren e Kuvendit po fliste deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, ministret e Ramës ishin mbledhur së bashku për të bërë muhabet dhe për të qeshura me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për zv.kryeministren dhe njëkohësisht ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Ky moment ka ndodhur teksa deputeti demokrat po dënonte aktin skandaloz të mazhorancës, e cila nuk pranoi të mbante 1 minutë heshtje në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në derën e shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Muhabeti mes ministreve të Ramës zgjati për disa minuta, aq sa kanë nervozuar kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

Fillimisht ky i fundit bërtiti nga ulësja e tij, por duket se ministret nuk e prishën terezinë e muhabetit. Më pas Bardhi u nis duke bërtitur drejt foltores së Kuvendit, duke bërë që më pas të reagonte kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila urdhëroi ministret që të uleshin në vendet e tyre.

Vlen të theksohet fakti se pavarësisht vrasjes së një 14-vjeçari në shkollë, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, jo vetëm që nuk mban sadopak përgjegjësi, por gjen dhe guximin të “zgërdhihet” në Kuvend.

Pamjet janë filmuar në Kuvend nga gazetari Isa Myzyraj, i cili i ka publikuar në rrjetet e tij sociale.

 

Share it :