HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të gruas së Veliajt, ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tiranës

0
48

Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrullshëm, filluar nga disa dokumente dhe materiale që CNA i kishte publikuar edhe më parë.

Gjithçka fillon me aktivitetin e Ajola Xoxës, një juriste që ka studiuar në Francë, e cila më pas ka përfunduar kuratore arti.CNA ka zbuluar me dokumente dhe fakte se si Ajola Xoxa lidhet me inceneratorin e Tiranës nëpërmjet artistit të saj kontemporan, Sislej Xhafa, të cilin e promovon te “Harabeli”.

Sislej Xhafa ka bërë një vepër të quajtur “Bleta”, e cila u financua nga kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, dhe u instalua si vepër arti në landfillin e Sharrës.

Ne gjithashtu kemi raportuar edhe për “NAAN Gallery”, një kompani e themeluar nga Dritan Zeneli e sot është në pronësi të “HARABEL”, sipas statutit të gjitha të ardhurat që realizon kjo kompani nga shitja e veprave të artit i kalojnë të gjitha ortakut “HARABEL” për t’i përdorur sipas dëshirës.

Kjo kompani e ushtron aktivitetin në qendër të Tiranës, në Bllok, dhe kemi theksuar se ky është një objekt pa qira në përdorim nga Ajola Xoxa dhe jepet falas për artin që kuron bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

Kush e ka objektin që Ajola Xoxa e mban pa qira
CNA thelloi investigimin e saj duke kërkuar se kush ishin pronarët e vërtetë të këtij objekti, kush ishin këta njerëz apo një njeri i vetëm, që një godinë e cila mund t’i gjeneronte të ardhura deri në 25 mijë euro në muaj, sipas të dhënave të nxjerra nga agjencitë imobilare, t’i jepte Ajola Xoxës pa qira objektin, për çfarë arsye.

Bamirësi ndaj Ajolës? Cili është interesi? Çfarë përfitojnë qytetarët apo kompania?

Kjo pjesa e fundit, çfarë përfitojnë personat që kanë në pronësi këtë objekt me dhënien e pronës së tyre pa qira Ajolës, na bëri që të shkojmë te zyra e regjistrimit të pasurive dhe të sigurojmë se kush është pronari.

Pra, kush janë njerëzit që i kanë dhënë një pronë të tyre Ajola Xoxës prej gati 4 vitesh, ose i kanë falur më saktë 25 mijë euro në muaj.

Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, apo Hipoteka, personat pronarë figurojnë shtetasit Arben Xhabafti me 4/16, Gentian Sula me 4/16, Besiana Antoni (bashkëjetuesja e Gentian Sulës) me 4/16, Miranda Leka me 2/16, Xhenis Angjeli me 1/16 dhe Era Xhabafti sërish me 1/16.

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

3 personat e parë kanë të njëjtën pjesë takuese në pronë, ndërsa 3 të tjerët kanë më pak.

Këta pronarë janë njerëzit të cilët i kanë dhënë një godinë me dy kate, në mes të Bllokut, me një sipërfaqe mjaft të madhe, truall me sipërfaqe total 1100 metër katrorë, nga të cilat ndërtesë 269 metër katrorë.

Pra, këta persona, me këtë pasuri në mes Tiranës, nuk marrin qira, nuk e vendosin në aktivitet, por ia japin Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, të zhvillojë aktivitetet e saj pasionant në lidhje me kurimin e artit.

Por a ka konflikt interesi ndonjëri nga këta njerëz? Për çfarë ia kanë dhënë këtë pronë Ajolës? Çfarë përfitojnë ata?

Bashkëpronari i objektit pa qira, tenderë nga Bashkia e Tiranës
Së pari, verifikuam Gentian Sulën dhe gruan e tij të cilët zotërojnë gjysmën e pronës, nuk është një personazh i panjohur. Gentian Sula na rezulton se është përfitues i parave dhe fondeve publike, dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Ne kemi gjetur një tender fiktiv, ndoshta të manipuluar deri diku, i cili është zhvilluar në Ujësjellësin e Tiranës me vlerë 50 milionë lekë, ku nuk ka pasur as prokurim të drejtpërdrejtë, as prokurim me tender të hapur, po dikush dorëzonte një zarf, tjetri e hapte, më pas njoftohej kompania konkurrente që të shkonte me çmim më të ulët.

Tenderi është me flamur të kuq dhe pa konkurrentë.

Kjo nuk është asgjë.

Pronari me 8/16, i sipërfaqes 1100 metër katrorë, me një godinë rreth 270 metër katrorë, është përfitues edhe i rreth 720 milionë lekëve të vjetër nga Bashkia e Tiranës.

Në tetor të vitit 2022, Bashkia e Tiranës ka shpikur një formulë tenderi që është rrjetëzimi, e padëgjuar më parë.

Pra, Erion Veliaj mesa duket kishte gjetur një kompani që të mësonte të gjithë stafin, që të performonte si kompania “5D”, si çunat e “5D”-së që ndodhen pas hekurave.

Tani ka sjellë ndonjë kompani gjermane, ndoshta ndonjë shpikje të tij. Se përse duhet kjo kompania gjermane kur janë paguar 720 milionë lekë me TVSH për performancën e strukturës së bashkisë, kësaj Erion Veliaj duhet t’i japë përgjigje diku tjetër.

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

Janë dy raste, një institucion në varësi që është Ujësjellësi sh.a. dhe Bashkia e Tiranës drejtpërdrejt.

Gjithashtu, CNA ka mundur të sigurojë të dhëna se një kompani tjetër e shtetasit Gentian Sula, “Intersig Vienna Insurance”, është përfituese e të paktën 5 rasteve për prokurime apo tenderë të bërë nga Bashkia e Tiranës në lidhje me siguracionet që i duhen këtij institucioni.

Edhe në këto raste, ashtu si në rastin e mësipërm, 5 tenderët janë me flamur të kuq.

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

HAPEN LETRAT/ Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të

Pra, kërkohet të gjendet lidhja dhe lidhja ja ku është. Ajola merr pa qira një objekt nga Gentian Sula, gruaja e tij dhe disa bashkëpronarë të tjerë dhe kjo pronë që i shërben Ajolës për pasionet e saj me artin kanë një vlerë qiraje mjaft të lartë.

Nga ana tjetër, qira nuk paguhet, por një nga bashkëpronarët e asaj prone përfiton tenderë qindra milionë lekë te bashkëshorti i Ajolës në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Siç e theksuam më lart, tenderi është me foto i zhvilluar 720 milionë lekë me TVSH për perfomancë, një shpikje e padëgjuar më parë, ka edhe tenderë të tjerë të fituar, të cilat na tregojnë saktësisht, pa asnjë mëdyshje, se një nga bashkëpronarët e objektit qiranë e merr nga fitimet që i vijnë nëpërmjet marrjes së parave dhe fondeve publike nga Erion Veliaj.

Këto janë fakte me dokumente, të cilat tregojnë qartazi aktivitetin e Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, lidhjen me bizneset, përfituesit e fondeve publike, të cilat dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe shkojnë në shërbim të Ajola Xoxës, ku kuptohet, ndërmjetësi është kryebashkiaku Erion Veliaj./ CNA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here