Nga Gent Strazimiri
Foli më në fund edhe “Noc Rroku” dhe, tha atë që s’thuhet;
Ia vuri fajin “parlamentit”, “ekraneve”, rrjeteve sociale “snapchat-it”, “tik-tok-ut”, prindërve e kujtmos tjetër, duke marrë rolin e moralizuesit, të liderit shpirtëror të etikës, estetikës e sjelljes së mirë…
Tha gjysmëtëvërteta pafund, për të anashkaluar thelbin, atë që në fakt vetëm transmetohet prej rrjeteve, por që nuk lind e as nuk prodhohet në rrjete!!!
Lajmi i kobshëm për therjen barbarisht mes tyre të disa adoleshentëve, më gjeti tek lexoja titullin e një nga mediave serioze në treg, mbi zhvillimet më të fundme nga seanca parlamentare për buxhetin, i cili thoshte “Opozita i kërkon llogari, ja përgjigja epike e Kryeministrit duke lënë sallën”…
Klikova për të parë “përgjigjen epike” dhe, pashë një gjest aspak më rrugaçëror se zakonisht, pas një fjalimi rrugaçëror si zakonisht, të mbushur me “noc rrok”, me “të hanë atë që s’thuhet”, “të flasin me atë që s’thuhet”, me ngritjen e gishtit të mesit… e të tjera si këto…
Parlamenti, sigurisht që nuk është më vendi ku flet mendja, të paktën që prej 2013, kur ky e mbushi me kriminelë të dënuar për prostitucion, drogë e vrasje, e që ende sot janë në kërkim për për ca krime aspak “adoleshenciale”…
Në parlament, që prej 2013 nuk bëhet më oratori me argumente e erudicion, veçanërisht kur shfaqet ky, me fjalorin e tij fekal, e mendimin edhe më të ndyrë se fjalorin…
Ekranet, sigurisht që janë një rrezik permanent për ç’edukimin e rinisë, pikërisht se në “prime time” kanë porosinë që të ngrenë në piedestal estetik, fekalet gjuhësore apo psiqike që ky ka nxjerrë nga goja gjatë ditës, duke iu drejtuar gjysmës së popullit përmes deputetëve të opozitës dhe të gjithë shoqërisë, e cila ndjek ekranin në fjalë në atë moment…
Nëse këtë ia ve në dukje një gazetari në një intervistë, duke shpjeguar se gjestet dhe fjalët e të parit të vendit janë sjellje prej vagabondi, me shumë gjasa përgjigjia që të vjen prej tij do jetë “po kjo tashmë dihet… kryeministri ynë kështu është…”!!!
Në këtë ambient rriten e “edukohen” fëmijët, adoleshentët shqiptarë të cilët edhe në shkollë mësues kanë, nënën, motrën, vëllain a gruan e gazetarit të mësipërm e, për më tepër krenarë se janë të afërm të atij a asaj “që del çdo natë në televizor”…
I kemi lënë fëmijët me vetëdije në dorë të një modeli rrugaçi që dihet publikisht se ka dështuar si fëmijë, si bashkëshort, si prind, si sportist, si profesionist e, që pavarësisht këtyre një pjesë jo e vogël e shohin si “të duhurin” për të drejtuar vendin (?!), apo ca më keq akoma, si “forcë madhore” që caktohet diku në ndonjë kryeqytet tjetër nëpër glob por veç këtu jo…
Fëmijës foli sa të duash për nevojën që të mësojë, të lexojë librat e tekstet brenda e jashtë shkollorë, të respektojë gjyshin e gjyshen, mësuesin e shokun por ato mbeten vetëm fjalë…
Në momentin që të dëgjon duke biseduar shpengueshëm me gruan, me shokun a të afërmin për “Noc Rrokun” duke e toleruar qoftë dhe pa simpati si “çun Tirone”, si “ashtu është ai, içik avdall” apo qoftë dhe duke heshtur, fëmijës i ke dhënë shembullin më të keq!
I ke dhënë atë shembullin që nuk do doje kurrë t’ia jepje, atë shembullin siç ti nuk je, atë anti-modelin që ti kurrë nuk ke dashur ta kesh as shok e as të të shkelë në shtëpi…
I ke dhënë atë shëmtinë që sheh me habi e tronditje në “snapchat” a në “tik-tok” a ca më keq akoma kur e sheh në lajmet e kronikës së zezë, e që reduktohet pashmangshmërisht në atë pyetjen universale që del nga goja e çdo prindi “kujt i ngjau mor jahu…”!!
Kujt i ngjau?
I ngjau asaj që vërtetë ti nuk je por, që ti e pranon në një mënyrë a një tjetër, qoftë dhe me pasivitet, indiferencë, duke i dhënë kësisoj fëmijës tënd edhe mesazhin e gabuar që ti kështu ke dashur të jesh, si ky vagabondi që drejton vendin, por thjesht nuk ke patur guximin ta bësh…
Dhe kështu, ndodhemi të gjithë nën tronditjen e thellë jo vetëm të tragjedisë së radhës por, edhe të pikëpyetjes që vendoset mbi atë që ke ëndërruar për fëmijën tënd e për të cilën cfilitesh në punë:
* që të bëhet jo domosdoshmërisht shkencëtar por të paktën një qytetar.
Në shtetin e “Noc Rrokut” ku ti po e rrit, kjo është thjesht e pamundur!!!
KAQ!