Investigimi/ GJKKO kërkoi prishje të kontratës së koncesionit, Rama presion drejtësisë: Sterilizimi do vijojë

0
18

Kryeministri Edi Rama është mbrojtësi më i madh i këtij koncesioni, madje shpesh ka marrë përsipër edhe të orjentoj prokurorët e SPAK se deri ku duhet të shtrijnë hetimet. Ndërsa i vë kufi SPAK se nuk mund ta sekuestroj këtë koncesion, dokumentet që do të publikojmë në vijim faktojnë, që jo vetëm që kryeministri ka qenë në dijeni të kësaj afere, por madje me vendimet e tij, ka çuar përpara paligjshmërinë.

Kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni që në krye të herës, për aferën e Sterilizimit por nuk ndërmorri asnjë masë për pengimin e saj, e për më tepër lejoji ministrin e kohës Ilir Beqja që të vijionte me nxitim procedurën e lidhjes së kontratës për të favoriziuar kompaninë e emigrantit Ilir Rrapaj.Në fashikujt hetimor, theksohet se kryeministri Edi Rama është vënë në dijeni për tenderin korruptiv nga Kompania Action Laundry, e cila i kërkonte që të merrte masa për bllokimin e procedurë abuzive, që jo vetëm ishte 25 milionë euro më e shtrentë se oferta e tyre, por kompania nuk plotësonte as kushtet për të fituar koncesionin 10 vjeçar.Më datë 02.10.2015, kompania “Action Laundry Shpk”, e renditur në garë e dyta, i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agiencisë së Prokurimit Publik dhe Kryeministrit Edi Rama me një shkresë me lëndë: “ Mbi shpërdorimin e fondeve të taksapaguesve në koçesionin e sterilizimit, ku renditen të gjitha shkeljet, që sot 8 vite më pas u konfirmuan edhe nga ana e SPAK. në këtë shkresë Kompania  “Action Laundry Shpk” vë në dijeni kryeministrin se Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues një kompani, e cila kishte bërë ofertë 25 milionë euro më të shtrenjtë. Teksa oferta e “Action Laundry Shpk” kishte dhënë ofertën 75 milionë euro për shëbrimin, Ministria e Shëndetësisë, kishte shpallur fituese bashkimin e kompanive “Servizi Italia” SPA dhe Investital LLC, të Ilir Rrapajt. Jo vetëm kostoja 25 milionë euro më e lartë, por në këtë panoramë për prokurimin abuziv, kjo kompani rendiste edhe një sër problematikash të tjera, si mungesën e lejeve dhe dokumentacionit të kompanisë fituese në ofrimin e shërbimit.

Përpos vënies në dijeni të të gjitha shkeljeve, SPAK konstaton se jo që nuk u morën masa për bllokimin e këtij koncesioni, por me urdhër dhe firmë të ministrit të kohës Ilir Beqja, u përshpejtuan procedurat duke mos pritur as afatet e ankimit.

Edhe pas administrimit të ankesës së operatorit ekonomik “Action Laundri shpk”, më datë 2 tetor 2015, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja nuk rezulton që të ketë pezulluar vazhdimin e procedurës së prokurimit, deri sa ankesa të ishte shqyrtuar plotësisht në bazë të ligjit për prokurimet. Jo vetëm që nuk pezulloi prokurimin, por në një kohë rekord, në datë 5 tetor 2015 urdhëroi shpalljen e fituesit dhe më datë 7 tetor vijoj me procedurën për lidhjen e kontratës me kompaninë e Ilir Rrapajt.

Ndërsa asnjë nga hallkat e qeverisë nuk po reagonte për abuzimin 100 milionë euro, ishte KLSH, e cila në datë 8 tetor I kërkon Ministrisë së Shëndetësisë që të verifikojë ankesën e operatorit konkurues dhe të marri masat e nevojshme. Pas kërkesës së KLSH, dhe pasi kishte shpallur edhe fituesin e njoftuar lidhjen e kontratës, Ministri IIlir Beqja I kthen përgjigje kompanisë “Action Laundri shpk”, se tashmë ishte vonë e ishin ezauruar të gjitha shkallët e ankimimit. Ndërsa refuzonte kompaninë ankuese, Beqja i kërkon me anë te e-mailit, Klodian Rrjepajt dhe Milva Ekonomit që të vijojnë me lidhjen e kontratës koncesionare.

SPAK konstaton se personi përgjegjës për të gjithë procedurën abuzive është ish-minsitri Ilir Beqja, i cili si titullarë i institucionit vijoi me procedurat dhe nuk mori masat për pezullim sipas ankesës. I vënë përballë përgjegjësisë, se përse nuk veproi me pezullimin e procedurave, kryeministri Edi Rama u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja, duke ja faturuar këtë herë Ilir Beqajt.

Po nga e njëjta konferencë, kryeministri Edi Rama lëshoi një paralajmërim për prokuorët e SPAK, duke i treguar edhe vijat e kuqe në raport me këtë hetim.

Ndërsa SPAK nuk vepronte me sekuestrim, sipas orjentimit të kryeministrit Edi Rama, Gjyqtari Erjon Bani, teksa shqyrtonte kërkesën për masë sigurie për të arrestuarit e parë të prokurorëve Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi, orientonte edhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit që të hetonte zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë aferë, që më pas të prodhonte edhe anulimin e koncesionit.

Një kopje e këtij vendimi në përfundim të hetimeve paraprake tu dërgohet ILDKPKI-së me qëllim marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur mes Ministrisë së Shëndëtësisë, përfaqësuar nga ministri Z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë “SaniService” sh.p.k. të përfaqësuar nga administrator Admir Daca.

Edhe pas këtij vendimi gjykate as SPAK por as ILDKPI nuk kanë vepruar për hetim më të thelluar, apo anulim të koncesionit, kjo edhe në vazhdën e presioneve të vazhdueshme nga kryeministi.

Urdhri i kryeministrit ishte i qartë, Koncesioni i Sterilizimit nuk sekuestrohet. Nëpërmjet këtij urdhëri, milionat vazhdojnë edhe sot, kur vetë kryeministri dhe e gjithë Partia Socialiste është vendosur në pozitë mbrojtëse të aferës.

Nëse në këtë emision u ndalëm, se si u gatua afera më e rëndë në shëndetësinë shqiptare, në puntatën e radhës do ju tregojmë jo vetëm ku shkuan paratë, të cilat SPAK nuk guxoi t’i hetojë. Do ju tregojmë që jo vetëm protagonistët në dukje të aferës si kryeministri Rama, Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu e Ilir Rrapaj, por edhe të familjarë të personazheve si Erjon Veliaj apo Damian Gjiknuri kanë përfituar para fondet që duhet të kishin shkuar për ilaçet e të sëmurëve me kancer. Blerja e personazheve më të rëndësishme të së majtës, sollën edhe rezistencën që iu bë komisionit hetimor nga deputetët socialist, madje madje një pjesë e fondeve u përdor edhe për mbylljen e gojës së mediave…Syri net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here