Berisha: Nuk mund të pranoja caktimin e liderit të opozitës nga një ambasadore. Edi Rama është banditi më i madh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, ai nuk mund të pranonte që lideri i opozitës ti caktohej nga një ambasador, apo sekretar shteti.Gjatë bisedës me gazetarin Çim Peka në SYRI TV, Berisha u shpreh se, banditi më i madh në Shqipëri është Edi Rama, pasi ai i kontrollon të gjithë bandat.Si mund të pranoja unë caktimin e liderit të opozitës nga një ambasadore, sekretar shteti, apo një president, kurrë. Nëse i themi lirisë, liri, pavarësisë, pavarësi, këto nuk mund të ndodhin.

Koha mendoj se nuk është për diktaturë.

Është shumë i qartë qëndrimi im ndaj krimit. Nëse ka një gjë të faktuar për Sali Berishën është zero tolerancë ndaj krimit. U them unë atyre, kudo që të jeni, në qeli do të përfundoni.

Unë jam kundër dënimit me vdekje, jam për arrestimin, dënimin e tyre për të gjithë ato që kanë bërë. Këtë e kam faktuar dhe do ta faktoj prap. Nuk ka kompromis, nuk mund të ketë asnjë lloj qëndrimi tjetër. Krimi pa diskutim që është me Edi Ramën, por i garantoj se do të kenë fatin që meritojnë.

Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

Çfarë mund të thuash, se Safet Bajri është kriminel më i madh se Edi Rama, jo nuk është më i madh. Me Edi Ramën, lidhen miliarda të vjedhura shqiptarëve. Edi Rama është shumëfishi i të gjitha bandave marrë së bashku.

Edi Rama i ka ushtarë ata. Merr ti Troplinët, pse kujton se nuk ua merr Rama përqindjen e drogës. Po të jetë për krye, është Edi Rama e ka faktuar vetë.

Është kryeministri që i pret në zyrë, ky është shumëfishi i tyre.

Taulant Balla ka kryer krime. Suel Çela rri ku rri, por kriminel më të madh se Taulant Balla nuk ka në Elbasan’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë intervistë në SYRI TV.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *