Vendimi i Kushtetueses për Berishën/ Bushati: Është gjykata më e pisët, lecka ku fshin këmbët pushteti

Analisti Andi Bushati reagoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për të mos e hequr masën e arrestit në shtëpi për kreun e PD-së, Sali Berisha. Bushati tha se kjo gjykatë është bërë lecka ku fshin këmbët pushteti.

“Kjo është gjykata më e pisët. Çka pjellë reforma në drejtësi këta janë më pocaqi. Kishim një gjykatë që i kthente atentatet kushtetuese Berishës kur ishte kryeministër dhe Ramës që e vazhdoi. Gjykata Kushtetuese është lecka ku fshin këmbët pushteti. Dhe ai konfuzioni se nxorrën një vendim se gjoja është gabuar me pasaportën. Vendimi sotëm është: Procedura e SPAK-ut dhe e gjykatës për të mos kërkuar për një deputet lejen nga parlamenti për të izoluar lirinë është e drejtë,. Ky është vendimi i gjykatës sot dhe prandaj Saliu mbetet në izolim” – tha Bushati.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *