Berisha është optimist i pandreqshëm si 40 dhe 80 vjeç. Të mos bëhemi komentatorë të optimizmit të Berishës, por të asaj që ka ndodhur. Nuk ka pikë vlere që sot të jesh entuziast, me shpresë, apo të besosh se drejtësia e re nuk është një armë në duart e pushtetit. Është një taktikë. Po të shohësh dy vite e gjysmë të marrëdhënieve të opozitës me drejtësinë, i ka dhënë pak për t’i rrëmbyer shumë. I ka falur dicka për ta goditur disafish. Edhe lirimi i Berishës duhet parë në kuadër të kësaj filozofie. Por, opozita vazhdon të jetë në goditje. Kush është taktika? Ka nga ata që thonë se lidhet me Trump, kjo më bën për të qeshur.
Partitë e djathta europiane dhe botërore, konsideruan Shqipërinë një narkoshtet që burgos opozitën. Nuk kemi parë historikisht akte të forta politike kundër Shqipërisë. Ishte ajo që tha avokatja, Straburgu po e fuste në hulli këtë çështje. Pra drejtësia tha, ne kemi plotë instrumenta për ta mbajtur nën goditje opozitën, i japim këtë bonus dhe i marrim diçka tjetër. Si në të shkuarën, e torturuan dy vjet për vulën dhe në fund ia dhanë. Pasi dhanë vulën, izoluan Berishën.
A është drejtësia një arbitër i barazlarguar në fushëbetejën tonë politike? Mendoj se jo. Duket sikur ka shenja për entuziasëm dhe shpresë. Ja vula i takonte dhe e mori, Berisha doli nga izolimi, por thelbi i drejtësisë është anti opozitë.
Të kuptojmë arsyet pse u mbajt Berisha i izoluar për një vit. A ishin të vlefshme arsyet që nuk i njihej vula, përfaqësimi, kur e dinin të gjithë se kush ishte PD reale? Drejtësia është sjellë si kasap kundër opozitës.
***
Druaj që nga drejtësia do të shihni ose një goditje në familjen politike, ose në familjen biologjike të Berishës. Kjo që ka ndodhur të mërkurën nuk i heq asnjë presje, faktit që kasapët e drejtësisë së re, e kryejnë punën e kasapit për të goditur opozitën”, tha Bushati.