Skandal në Bashkinë e Tropojës, kryetarja në detyrë i ndërton urë “personale” motrës

0
274

Bashkia e Tropojës prej disa vitesh është vënë në qendër të vëmendjes, jo për shkak të performancës së mirë në shërbim të qytetarëve, por për skandalet që kanë shoqëruar drejtimin e saj. Tashmë me kryetarin e bashkisë, Rexhë Byberin në masën e sigurisë “Arrest sigurie”, stafetën për drejtimin dhe administrimin e bashkisë e ka marrë, Zyra Islamaj, nënkryetarja tjetër, e cila me sa duket, në gjurmët e paraardhësve nuk ka pritur gjatë por ka vijuar me shkeljen e ligjit, duke favorizuar familjarët.

Dhe jo me një projekt dosido, por me ndërtimin e një ure…. për motrën e saj. Gjë që u bë shkak për një sërë shkeljesh nga drejtuesja e lartë e bashkisë, e cila aktualisht është kryetare në detyrë. Gjithçka nis me një tender të hapur nga bashkia për rikonstruksion apo ndërtim të disa urave në bashkinë e Tropojës. Ky do të ishte momenti ideal që zonja Islamaj, të ndërhynte tek ndërtuesi Rrok Gega, për të ngritur një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë shtëpisë së motrës.

Për këtë, zyrtarja e lartë e bashkisë do të ngarkonte, teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, Agim Demiraj që të asisonte ndërtuesin duke i treguar vendin ku ka shtëpinë motra e saj dhe të ndiqte punimet, si dhe të insistonte tek ndërtuesi që ura të ndërtohej sa më shpejt. Sapo, Demiraj kupton se diçka nuk shkonte, vendos të përballet me kryetaren në detyrë të bashkisë, Zyra Islamaj dhe të refuzonte përfshirjen, pa e ditur se nga ky refuzim, do të niste dhe një ”hakmarrje” nga Islamaj.

Kjo e fundit do ta tranferonte nga qytetit i Bajram Currit në fshatin Lekbibaj, 120 kilometra vajtje-ardhje nga qyteti. Pavarësisht se ai kishte rreth 3 dekada punë në Bashkinë e Tropojës dhe është në prag pensoni. Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranon dhe vetë ndërtuesi Rrok Gega në një bisedë të zhvilluar mes tij dhe Agim Demirajt. Që në fillim të bisedës, Rroku shprehet se ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do të ia bënte “dhuratë”.

Kishim dëgjuar se drejtuesit e institucioneve marrin dhurata një orë, një varëse, një unazë, një udhëtim, ca ditë pushime… Por të marrësh dhuratë një urë, kjo është hera e parë që dëgjojmë. Me këto ritme, kryetarja në detyrë e bashkisë Tropojë, do promovojë nismën: Një shtëpi – një urë. Gjithmonë kur bëhet fjalë për dhurata familjare./ PIRANJA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here