Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kontrollet që ka zhvilluar SPAK nëpërmjet BKH, te familjarët e Veliajt në kuadër të një hetimit pasuror. Abilekaj tha se SPAK është i ngadaltë dhe ose po shantazhon Veliajn me hetimet, ose është i shantazhuar prej tij dhe nuk vepron dot.
SPAK bëri një njoftim, ka procedim penal për hetim pasuror. Ajo që po bën SPAK me Veliajn është pak e çuditshme. Pse? Është e pashpjegueshme sepse Veliaj vetëm nga Nisma Thurje është paditur në disa çështje. Ka iceneratorët, Eko Tirana, 5d, Ndraghettën, pra ka hetime për të. Për asnjë nga këto nuk po thirret, u thirr njëherë për inceneratorët dhe kaq.
Pra për një hetim pasuror, po bëhen kontrolle dhe ka hapa konkretë. Çfarë po ndodh me hetimin e inceneratorëve? Përse e mban SPAK zvarrë, ndërkohë që hap hetim pasuror? SPAK ose po i bën shtantazh Veliajt ose është i paaftë ta hetoje. Por, ne duhet të dimë diçka nga kjo gjë. Nuk mund të kemi një zyrtar të nivelit të lartë të jetë tre vjet nën hetim dhe të mos ketë asnjë masë. Atëherë kemi të bëjmë me shantazh, njëra palë ose tjetra. Ose është Veliaj i shantazhuar ose SPAK. Pra vajtën si luan atje dhe dolën si lepur. Imazhi i Veliajt politikisht ka marrë fund. Por a do të bëhet drejtësi? SPAK ose të çojë çështjen deri në fund, ose ta mbyllë. Nuk mund ta mbash si shantazh ndaj një politikani me