Shkullaku: Në Amerikë janë të bindur se drejtësinë këtu e drejton Edvini

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, duke folur për dekorimin e Altin Dumanit nga sekretari Antoni Blinken, është shprehur se, jo çdo gjë që thotë Amerika, duhet të ketë rëndësi.

Shkullaku u shpreh se, kjo dekoratë e Dumanit nuk ka pikë rëndësie, pasi edhe vetë amerikanët e dinë që drejtësinë në Shqipëri e drejton, Edi Rama.Kur Amerika merr veprime që merr veprime që janë kundër bindjeve tona, të thuash se meqë e ka thënë Amerika dhe unë nuk kam bindje, truri im është bosh, atëherë ky është problem.Atëherë ne e ndajmë ne dy, tre, apo katër Amerika nuk ka rëndësi sa Amerika ka. Rëndësi ka sa të bindur jemi ne për një ngjarje.

Amerikan u ka dhënë medalje terroristëve kur i janë dashur, edhe njerëz që janë marrë me trafik droge, kur i janë dashur.

Çdo të thotë kjo, që e thotë Amerika dhe ne duhet ta pranojmë me sy mbyllur.

Ky është gabimi them unë.

Edhe kjo e Altin Dumanit nuk ka pikë rëndësie. Nuk mendoj si Batoni që është vazhdimësi, ato kanë një protokoll, një listë që është një ceremoni në fund të vitit, sepse vazhdimësi ata e panë se sa pati, Dvorani që e dekoruan.

Ata janë të bindur që drejtësinë këtu e kontrollon Edvini, nuk kanë dilemë ata në këtë pjesë. Se i dhanë një dekoratë Dumanit dhe e shpëtuan.

Dumani dhe 1 vit ka, po pastaj?’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Shkullaku: Në Amerikë janë të bindur se drejtësinë këtu e drejton Edvini

Dekorata për Dumanin/ Bushati: Ja dhanë ata

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko