Petrit Vasili: Nga betimit tek Lana, tek tentativa e më e fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese!

0
119

Nga Petrit Vasili
Nga betimit tek Lana, tek tentativa e më e fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese!

RRËMBIMI
➖️➖️➖️➖️
Rrëmbimi i Gjykatës Kushtetuese është një hije e zezë që nuk po i ndahet asaj.

Të gjithë e kujtojnë tentativën e neveritshme të rrëmbimit të saj, që në momentet e para kur kjo Gjykatë po ngrihej, kur përmes betimit tek Lana u tentua të rrëmbehej anëtari, qe duhet te emerohej nga presidenti Meta.

Falë qëndrimit të palëkundur dhe shumë të vendosur kushtetues dhe parimor të Presidentit Meta kjo tentstivë mafioze dështoi keqas.

Por ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron!

VETGJYQËSIA
➖️➖️➖️➖️➖️
Sot sërish një tentativë e tjetêr rrëmbimi të Gjykatës Kushtetuese përmes Vetgjyqësisë po shfaqet e sponsorizuar nga segmente famëkeqe te drejtësisë, që kërkojnë të ngrejnë monopolet e tyre personale brënda sistemit të drejtësisë të mbështetur nga faktorë politikë periferikë dhe media të qeverisë të specializuara në lobime të pista për interesa klienteliste përfitimesh reciproke.

Këtë radhë nje Vetgjyqësi e vërtetë po shfaqet në mënyrë të rrezikshme duke hedhur në erë edhe atë pak që ka mbetur nga reforma në drejtësi e vitit 2016 sic qe rasti i shpalljes se njëanshme të vakances nga Gjykata e Lartë për mandatin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Zaçe.

Me fake sebepin e të ashtuquajturit rrotacion, po hidhet në erë themeli i Reformës në Drejtësi, që ishte soliditeti i mandateve të gjyqtarëve kushtetues por edhe i mandateve në tërësi, duke i bërë këto mandate viktima të pazareve politike si edhe klientelave e korporatizmit brënda gjyqësorit me qëllim kontrollin e vendimarrjes dhe përfitimeve okulte të lidhura me to.

Situata faktike pas ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2016 e bënë të pamundur respektimin e rregullit të rotacionit. Kjo u shkaktua nga vonesa në zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj, të cilët sipas Kushtetutës u zgjodhën për një mandat të plotë në dhe pas vitit 2019, mandat i cili mbaron pas 9 vitesh, në vitin 2028 dhe më pas.

Në situatën aktuale është jetike aplikohet parimi kushtetues, që është soliditeti i mandateve, kohëzgjatja e mandatit të plotë dhe ndalimi i kufizimit të tij sepse përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese është qartësisht një situatë tërësisht e tejkaluar.

Nëse rrotacioni ishte i nevojshëm menjëherë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese për herë të parë për të siguruar funksionimin e saj, tashmë një gjë e tillë është arritur plotësisht dhe Gjykata Kushtetuese nuk ka asnje rrezik, që të bllokohet kurrë në funksionimin e saj.

Po t’i referohemi fakteve, te gjithë gjyqtarët kushtetues zgjidhen në kohë të ndryshme dhe, rrjedhimisht, po në kohë të ndryshme mbarojnë afatet e mandateve të tyre.Rrjedhimisht, kërkesa e nenit 125, pika 6, e Kushtetuës është tashmë e përmbushur.

Komisioni i Venecias është shterrues dhe asgjësues.
Në Opinionin No. 978/2020 CDL-AD(2020)010 “On the appointment of judges to the Constitutional Court” states in its paragraph 107 as follows:
“Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet sekuenca. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë”. (paragrafi 107).

PËRFUNDIMI
➖️➖️➖️➖️➖️

Problemi thelbësor sot është integriteti i munguar i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese.
Shmangia e saj nga marrja e vendimeve të rëndësishme duke ndihmuar hapur veprimet e antikushtetuese e të paligjshme të qeverisë.
Moszbatimi flagrant nga qeveria e vendimeve të Kushtetueses siç ishte skandali me mandatin e deputetes Xhaçka.
Çdo tentativë e re rrëmbimi të Gjykatës Kushtetuese èshtë rrëmbim vetëm për interesa tepër të errta gjithfarësh, por që nuk kanë asfare të bëjnë me funksionimin ligjor, të paanshëm dhe me integritet të kësaj gjykate.
Një tentativë e tillë rrëmbimi nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë, përkundrazi duhet denoncuar fuqishëm në emēr të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së Reformës në Drejtësi nga një atentat i ri mafioz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here