Beleri: Burgosja e liderëve opozitar në Shqipëri tregon një regjim autoritar

0
159

Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur në Parlamentin Europian lidhur me samitin që do të mbahet mes liderëve të vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Beleri është shprehur në fjalën e tij se ky samit është një mundësi e mirë për të diskutuar shpejtësinë dhe kushtet në të cilat do të vazhdojë ky zgjerim i nevojshëm.

Ai tha se është domosdoshme që mos të bëhen lëshime për çështjet e shtetit së drejtës. Sipas tij, burgosja e liderëve të opozitës në Shqipëri në prag zgjedhjesh është tregues se si instrumentalizimi i drejtësisë mund të transformojë një regjim demokratik në një regjim autoritar.

DEKLARATË PËR SHTYP:

Të nderuar kolegë, Samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor është një mundësi e mirë për të diskutuar shpejtësinë dhe kushtet në të cilat do të vazhdojë ky zgjerim i nevojshëm. Fillimisht, të mos bëhet me logjikën e Luftës së Ftohtë. Domethënë, të mos i zgjasim dorën e miqësisë shteteve thjesht në mënyrë që të mos i nënshtrohen presionit të vendeve si Rusia.

Nëse cilësia e demokracisë dhe stabilitetit politik nuk ka arritur një nivel të kënaqshëm, mundet, duke qenë shtete anëtare, këto vende të rishfaqen sindroma dhe patogjenë të historisë së tyre

Gjithashtu, është e domosdoshme që të mos bëjmë lëshime për çështjet e shtetit së drejtës. Burgosja e liderëve të opozitës në Shqipëri në prag zgjedhjesh është tregues se si instrumentalizimi i Drejtësisë mund të transformojë një regjim demokratik në një regjim autoritar.

Injorimi i këtyre kushteve për t’i shërbyer qëllimeve politike perceptuar nga një pjesë e opinionit publik në këto vende si mbështetje për qeveritë specifike dhe krijon reflekse antievropiane. Kjo është diçka që duhet shmangur patjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here