Këlliçi: Dështoi tentativa e nipit të Enver Hoxhës për konflikt mes qytetarëve!

0
72

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD, Belind Këlliçi ka akuzuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhën se ka tentuar të fusë në konflikt qytetarët dhe protestuesit që i janë bashkuar mosbindjes civile të thirrur nga PD dhe opozita.

Këlliçi i ka bërë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të mos provokojnë protestuesit por të bashkohen në mosbindje civile me opozitën për një jetesë dinjitoze.

“Kjo është një protestë e thirrur nga PD. Faleminderit të gjithë shoferëve të makinave që shmangën tentativën e Edi Ramës dhe ministrit të tij të Brendshëm, nipit të Enver Hoxhës, për të futur në konflikt civil qytetarët e Tiranës me protestuesit e sotëm. Kemi dorëzuar shkresën dy ditë më parë në Policinë e Shtetit shkresën zyrtare për mbajtjen e protestës së sotme, kemi njoftuar orarin vendndodhjen dhe kemi zbatuar ligjin gërmë për gërmë. Tentativa sërish e sotme për të pasur gjakderdhje për të patur konflikt për tu përplasur qytetarët me njëri tjetrin dështoi në mënyrë spektakolare. Ne do vijojmë të qëndrojmë këtu sipas njoftimit të kryer deri në orën 20:00.

I bëjmë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit askush prej protestuesve nuk ka ardhur për tu konfrontuar as me ju as me qytetarët.

Ne ju ftojmë të na bashkoheni në mosbindje civile që rroga juaj nesër të shkojë 1200 euro. Ftojmë Policinë e Shtetit të bashkohet me këtë protestë që bëhet edhe për ju, që ju, familjet tuaja, fëmijët tuaj, të keni mundësi të jetoni me dinjitet në Shqipëri dhe të mos i shërbeni një narkoshteti të parë në Europër që drejtohet nga kreu i një karteli droge që quhet Edi Rama. Këtë e thonë dhe organizatat më të mëdha botërore të djathta dhe të qendrës së djathtë”, tha Këlliçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here