Berisha: Sulmi ndaj Agron Gjekmarkajt u urdhërua nga Edi Rama! Akt i paprecedent i një regjimi që është në grahmat e tij

0
120

Në një pronocim për media para Spitalit Ushtarak, kryetari i Patisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin, Edi Rama për urdhërimin e sulmit ndaj nënkryetarit dhe deputetit të PD, Agron Gjekmarkajt, duke e quajtur këtë akt një hakmarrje të paprecedent.

Berisha u shpreh para kamerave se, Gjekmarkaj dhe shoqëruesi i tij u rrethuan dhe u goditën nga individë me uniformë policie, duke e quajtur veprimin një krim publik. Berisha hodhi kritika ndaj Ramës për veprimet e tij të dhunshme, ku shprehet se e sheh këtë si një pasqyrë të frikës dhe hakmarrjes së tij.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Ramën, si shkakun e sulmit ndaj Gaz Bardhit, duke theksuar se ai është target i disa agjencive ndërkombëtare për aktivitetet e tij kriminale.

PRONONCIMI I PLOTË

Zoti Gjekmarkaj ka qenë target i urdhëruar nga Edi Rama.

Shoqëruesi i tij, punonjës garde, iu ka treguar policëve dokumentin e gardës, që ka detyrë të mbrojë personalitetin, pra shoqëruesi u ka treguar dokumentin, kurse narkobanditët me uniformë e kanë marrë zvarrë edhe shoqëruesin.

Akt i paprecedent në 30 vite ndaj një nënkryetari parlamenti.

Por Edi Rama, i cili është në grahmat e regjimit të tij, nuk kontrollon dot urrejtjen dhe frikën.

Se në këtë mënyrë vepron vetëm një frikacak, një burracak, një njeri pa asnjë cilësi, ta quajmë në këtë mënyrë pasi ka çdo cilësi të keqe.

Zoti Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë, është vizituar nga mjekët me përgjegjësi, do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij të mos përkeqësohet natën, por të përmirësohet dhe të largohet nesër nga spitali.

Zoti Gjekmarkaj është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narkokomisarë dhe policë.

Po si mund të rrethohet një njeri, një deputet, një nënkryetar parlamenti nga 15, dhe pse rrethohet, ata e kanë qëlluar, se pse do humbiste ndjenjat ai?

Kur e panë që humbi ndjenjat, pastaj sigurisht e kuptuan se çfarë bënë.

Jo, nuk është e vërtetë.

Akti është një krim publik i shëmtuar, i porositur se të rrëmbesh, të marrësh Agron Gjekmarkajn si protestuesin më agresiv, tallesh me veten tënde.

Agron Gjekmarkaj ishte njëri nga protestuesit aty. Ishte porosi e Edi Ramës qëndrimi ndaj tij.

Kjo është hakmarrje e verbër. Edi Rama është një hakmarrës primitiv, i zhveshur nga çdo normë morale.

Ai, sheh se, është nënkryetar parlamenti ky. Dhe thotë, meqënëse është nënkryetar parlamenti ky, harron që ky përfaqëson opozitën, dhe jo qeverinë, nuk mund të marrë pjesë në demonstrata. Kjo është arsyeja.

Sikundër, po kaq është adresuar sot Gaz Bardhi, për shkak të Olsi Ramës.

Se e vërteta është që Olsi është tani target, i jo një, por i disa agjencive ndërkombëtare për aktivitetin e tij prej trafikanti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here