Si po ia shkul puplat Shkaba e Ramës, Harabelit të Veliajt

Nga Hysni Gurra/

Pushteti është një lojë sa e bukur, aq edhe e vështirë, sa argëtuese, aq edhe e ndyrë.E s’ka si të bëjë përjashtim nga ky rregull edhe pushteti në Shqipëri, sado vend primitiv politikisht, sado surrogato ta kemi elitën politike, përsëri pushteti nuk bën përjashtim nga rregulli.Historikisht gratë kanë qenë pjesë tepër e rëndësishme e pushtetit, si në kohërat kur s’kishte kuota gjinore, si në këto kohëra që ka kuota dhe është bërë me pushtet edhe Bora Muzhaqi për shembull

Borën e përmend ndonjëherë për gallatë, për t’i heq dramacitetin shkrimeve.

Të kalojmë te pjesa serioze.

Gruaja më e pushtetshme sot për sot në Shqipëri është Linda Rama, ndoshta ajo është barabar për nga pushteti që kontrollon me Nexhmie Hoxhën, vitet e fundit pas kolapseve shëndetësore të burrit të saj.

Nuk është legjendë, Linda Rama dikton një pjesë të mirë të listës së deputetëve, kryebashkiakëve, ministrave, drejtorëve të mëdhenj…

Nuk është me vend fjala, ç’thotë Linda bën Edi, por Linda është vetë pushteti.

Rri si në hije, nuk duket shumë veçse kur shoqëron burrin nëpër evente ndërkombëtare dhe në ndonjë ziafet lokal. Po mjafton kaq për një vëzhgues të vëmendshëm që ta kuptojë se ajo grua ka pushtet sa, si i thonë fjalës, nëse të do ajo të bën dikushi, nëse nuk të do ajo të gropos.

Dhe këtë të fundit e ka kuptuar më së miri kohët e fundit e ‘reja’ e Ramës, Ajola Xoxa. Po i referohem e reja sepse deri pak kohë më parë, burri Ajolës është hequr në publik si biri n’shpirt i burrit të Lindës.

Tani, duke qenë se Ajola e ka quajtur veten Harabel (me atë kompaninë) do më duhet një përngjasim edhe i Lindës me një shpend, kjo për thjeshtësi të të shpjeguarit të lojës. Po vendos ta quaj shkabë.

Grabitqar me fluturim madhështor Silueta e të cilit në fluturim duket mjaft e madhe për shkak të fluturimit me krahë të hapur, që rrallë i mbledh.

Është e ditur në gjithë Tiranën se njeriu që kthjelloi dhe i imponoi Ramës të bëjë kurban Lali Erin është Linda. Ajo nuk e ka honepsur kurrë që nën çerdhen e pushtetit të burrit të saj po gjallon një familje e re grabitqarësh. Lali Eri dhe Ajola. Të cilët, si Linda, përpiqeshin të bënin jetë luksoze, të hanin e pinin në restorante luksoze. Të kishin njerëz që punonin për ta, pra, që njihnin dorë bamirëse dhe i bindeshin Ajolës e Erionit. Të shëtisin botën e të flasin lart e poshtë se Sorosi i ka dhënë fjalën Lalit që edhe pak kohë Rama ka mbaru punë dhe ti do trashëgosh pushtetin etj etj.

Dhe të gjitha këto Veliaj – Xoxa i bënin me njëfarë karshillëku që i irritonte gjithë qënien Lindës.

Gratë kanë inat që s’përshkruhet me fjalë, hakmarrje që është ke e ku me atë të burrave.

Kur dëgjoi Linda se përveç këtyre karshillëqeve, shtirjeve, hileve të përditshme, Lali dhe Ajola kishin ngritur edhe një super skemë të dyshuar pastrimi parash, dhe ia kishin vënë emrin “Harabel”, i iku truri.

Por kjo qe gjysma e së keqes, kur ajo dëgjoi Harabelin të flasë lart e poshtë se SPAK-un e ka në dorë burri im me këta të ambasadave, dhe Edi s’ka ç’i bën. Linda u lëshua si shkabë që pikas gjahun prej mijëra metrash lartësi dhe nuk gabon kurrsesi në drejtpeshim asnjë milimetër, e u lëshua mbi ta. Lëshoi burrin më saktë dhe filloi kështu telendisja publike e çiftit të harabelëve.

Telendisje që i ngjan shkuljes së puplave që një zog i madh grabitqar i bën një zogu fragil.

Linda nuk mund të duronte që kaq shpejt ajo të konkurrohej nga një çupëlinë që punën e parë që bën në jetë është ngritja e skemave për pastrim parash.

Linda nuk mund të durojë kurrë që burra hijerëndë (oligarkë) t’i përuleshin edhe Harabelit dhe me raste ta shpërfillnin edhe atë vetë pa pikë droje.

Linda nuk mund të pranojë kurrë që të ketë ministre e deputete që i servilosen Harabelit dhe jo asaj.

Linda nuk mund të pranojë kurrë që nëpër pritje ambasadash të respektohet me të njëjtat temena si ajo si Harabeli.

Linda nuk mund të pranojë kurrë që media të shfaqin të njëjtin interes si për Harabelin si për atë vetë.

Linda nuk mund të pranojë kurrë që një harabel të eklipsojë një shkabë.

Shpjegim për fotot:

Ndryshe nga Rama dhe Veliaj që kanë qindra foto bashkë. Linda nuk ka pranuar kurrë të ketë një foto me Ajolën. Kjo e fundit i ka bërë njëherë një lojë të cilën Linda nuk ia harroi kurrë. Aty nga viti 2019 (në mos gaboj) Ajola Xoxa publikoi një foto me këngëtaren spanjolle Luz Casal. Ajola e nxori foton me sozinë e Lindës (spanjollja ngjan shumë) dhe nuk denjoi asnjë moment të sqaronte ndjekësit apo t’u fshinte komentet kur ata kishin kujtuar se në foto është Linda Rama. Kjo u mor si tallje që Harabeli i bëri Shkabës dhe nuk ia fali asnjëherë.

Image

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *