Nga Ervin SALIANJI
Reagim nga kabina telefonike e I.E.P.V FIER për dhunën ndaj mikut dhe kolegut të nderuar Agron Gjekmarkaj
I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama ështē i dhunshëm dhe ata që ai urren mē shumë, janē intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.
Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nenkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.
Këto janë përpëlitjet e një të dëshpëruari që përtej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej dështimeve më të mëdha të vendit e të këtyre dekadave liri.
Si furacak i madh, kërkon tē mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimërie.
Eshtë fundi i tij, i dashur Agron!
Ai mendon se duke burgosur kundërshtarët, duke i dhunuar ata, duke i përndjekur do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po bën të kundërtën.
11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe.