Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në SPAK, ku edhe ka lënë një mesazh në letrën që i ka vënë para OPGJ-ja, në zbatim të masës politike të dhënë nga gjykata.
Berisha ka shkruar në shënimin e tij, se masa është politike, dhe nuk do të ja ndalojë dot fjalën e lirë dhe ndaj Altin Dumanit dhe SPAK si organizatë kriminale
Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale’, është mesazhi i lënë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha sot në SPAK.