Pse Edi Rama është ‘më i miri’?!

Sot kryeministri Rama ka shpërndarë një video tek udhëtonte me makinën e tij të blinduar, në të cilën përsëriste për të disatën herë se “Ky vend nuk gjen më të mirë se ne”! Dmth, “Unë jam më i miri”! Edhe unë them se ai është “më i miri”!

1.            Është më i miri për koordinimin e bandave kriminale dhe mafioze në Shqipëri! Për ta kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës!

2.            Është më i miri për të injoruar institucionet e shtetit, parlamentin, gjykatën kushtetuese dhe çdo institucion tjetër të pavarur!

3.            Është më i miri në kurthe, intriga dhe korruptimin e ndërkombëtarëve për të luftuar opozitën!

4.            Është më i miri për propagandë, fasadë dhe show politik e ideologjik! Pra për t’u shit ai që nuk është!

5.            Është më i përkushtuari për të dhunuar të vobektët, që nuk paguajnë p.sh energjinë elektrike dhe për të lehtësuar bashkëpunëtorët e tij në krim!

6.            Është më i guximshmi për të marrë vendime e shpallur kriminelët si investitorë strategjikë!

7.            Është i vetmi në histori që ka detyruar 16 institucione të nënshkruajnë brenda gjashtë orësh vendimin për inceneratorët, që nuk ekzistojnë!

8.            Është më i afti të ulërasë, bërtasë e thërrasë me piskamë me sulme dhe fyerje të pazakonta kundër atyre që nuk e përkrahin, sidomos kundër opozitës së vendit!

9.            Është më i motivuari për të sulmuar gazetarët e madje për t’i dhunuar ata si dhe medien e lirë!

10.          Është më i miri të fyejë, t’i shajë (dhe mirë ua bën) bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Pastaj t’i hedhë në koshin e plehrave, pasi i ka shtrydhur si limon!

11.          Është më mashtruesi nga çdo politikan tjetër, përveç Erion Velisë. Por ky i fundit është mashtrues i trashë!

12.          Është më arroganti që ka parë politika shqiptare në këto 40 vite, duke ia kaluar edhe Ramiz Alisë!

13.          Është njeriu që bën më mirë se kushdo tjetër klounin e cirkut në sjelljet, deri te mimika e tij!

14.          Është kameleoni më i madh i të gjitha kohërave, përfshirë edhe kohën e diktaturës, sepse di të përshtatet me shijet e çdo personaliteti të fuqishëm në botë, duke ushtruar profesionin shumë të vjetër të servilit zvarranik!

15.          Është më i miri kryeministër për Serbinë, që nga koha e Pashiqit, por unë besoj se edhe para kohës së Pashiqit.

16.          Është i vetmi kryeministër shqiptar në historinë e Shqipërisë, që ka marrë hapur anën e Serbisë në konfliktin e Beogradit me Kosovën. Edhe pararendësi e themeluesi i partisë së tij, diktatori Hoxha, e luajti këtë rol në një periudhë kohe më të shkurtër.

17.          Është rekordmeni në historinë e Shqipërisë për shpërnguljen e mbi një milion shqiptarëve në kohë paqeje! Aq sa Milosheviçi shpërnguli nga Kosova në kohë lufte!

18.          Është taksambledhësi më i madh në Shqipëri dhe shpërdoruesi ekselent i këtyre taksave me grupet mafioze e kriminale dhe klanet e tij!

19.          Është hajduti, blerësi e grabitësi më i madh i pasurive tona kombëtare dhe votave të qytetarëve shqiptarë!

20.          Është kryeministri më diskriminues në shpërndarjen e buxhetit të shtetit!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *