Shifër e jashtëzakonshme’/ Kaprata: ‘Unaza e Madhe’ ka kushtuar shumë më tepër se sa normalisht

Eksperti i urbanistikës, Gent Kaprata, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, foli në lidhje me trafikun e rënduar në kryeqytet edhe pas hapjes së Unazës së Madhe, të trumbetuar dhe propaganduar nga qeveria e Edi Ramës, se do të zgjidhte këtë gangrenë për qytetarët.

Sipas Kapratës, duke u bazuar në dy shkallë të vlerësimit, rezulton se kjo vepër infrastrukturore është ndërtuar me një çmim të tejskajshëm të fryrë dhe është një shifër e jashtëzakonshme.Unë besoj se ajo vepër i ka kushtuar shqiptarëve shumë më tepër se sa normalisht do të kishte kushtuar po të tenderohej nga një qeveri nuk po them e mirë, por normale’, theksoi Kaprata.Kaprata: Ka dy shkallë që mund ta krahasojmë këtë. Si një vepër infrastrukturore, ajo ka një kosto e cila mund të orientohet nga çmimi plus një fitim të vogël për kompaninë që e ndërtojnë këtë rrugë dhe diferenca në këtë nivelin e parë të majtjes, sipas opinionit tim është e tejskajshme e fryrë, është një shifër e jashtëzakonshme dhe unë besoj se ajo vepër i ka kushtuar shqiptarëve shumë më tepër se sa normalisht do të kishte kushtuar po të tenderohej nga një qeveri nuk po them e mirë, por normale

Dhe niveli i dytë i matjes së efektivitetit të një infrastrukture të tillë, raporti i përfitimit me koston, është se kjo vlerë e madhe a ka shkuar në projektin e duhur në kuptimin e shërbimit ndaj qytetarëve? Dhe në këtë pikë unë dyshoj. Kjo unazë megjithë ndryshimet e vogla është një vepër e paramenduar që në kohën e planit të fundit socialist të territorit për Bashkinë Tiranë në vitit 1989 e miratuar në 1990. Gjithë konceptimi i kësaj vepre ishte në kohën kur Tirana kishte 250 mijë banorë dhe kishte mospërdorimin e makinave private, nuk kishte automjete private, por vetëm automjetet publike të shtetit, të zyrtarëve të lartë apo të shërbimit. Pra gjithë Tirana ishte ndërtuar në konceptin socialist me një qendër kryesore siç e kemi edhe sot qendra e ‘Sheshit Skënderbej’ dhe rreth saj qendre rrrotulloheshin katër qendra të projektuara.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *