E rëndë në Tiranë, vritet me armë zjarri 56-vjeçari! Identifikohet viktima

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa një person ka mbetur i vrarë.

U bë me dije se nga të shtënat me armë një 56-vjeçar ka mbetur i vrarë tek “Pallati me Shigjeta”.

Njoftimi:

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *