Arrestimi i Ilir Metës, avokati Gjokutaj rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshim mase

Arrestimi i Ilir Metës në 21 tetor, avokati Gjokutaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për ndryshim mase

Genc Gjokutaj: Në kemi paraqitur të gjithë argumentet, që nga ndalimi kriminal që i është bërë, pastaj për secilin episod, procedim. Si për lobimin  në SHBA. Episod që Meta ka dhënë edhe shpjegime përpara SPAK, sepse është pyetur specifikisht lidhur me të. Shpjegime mbi të cilën nuk ka asnjë penalitet. Pra është e sqaruar tashmë procedimi mbi lobimin. Kemi sqaruar deklarimin e pasurisë së zotit Meta i cili e ka bërë atë nominalisht si person dhe pastaj edhe Cez – Dia. Një çeshtje e cila është bazuar mbi kallëzues të rremë, mbi dëshmitarë të rremë dhe mbi prova të marra në kundërshtim me ligjin. Në këtë kuptim duke qenë në këto kushte, duke mos pasur as dyshime të arsyeshme dhe as prova në lidhje me këto tre episode për zotin Meta i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për revokimin e masës së arrestit me burg të caktuar nga GJKKO e shkallës së parë dhe Apelit të GJKKO.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *